• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA “GJOKA”/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S’kemi pasur presion të jashtëm
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇËSHTJA “GJOKA”/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S’kemi pasur presion të jashtëm

4 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme SPAK prej fillimit të muajit shkurt ka nisur një hetim për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas informacioneve se ka pasur tentativa për ta ndikuar për favorizimin e pandehurit Pëllumb Gjoka dhe të përshirë të tjerë, për të zhbërë rëndësinë e përgjimeve të SkyECC. Për këtë arsye prokurori Klodjan Braho ka vënë në përgjim të paktën një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, avokatë dhe persona të tjerë të përfshirë, ndërsa janë vendosur mjete përgjimi për filmim ose fotografi në vende publike, gjë që ka sjellë reagime të forta që flasin për një skandal.

Në një reagim të sotëm Gjykata Kushtetuese, përmes një njoftimi për median mohon të ketë pasur ndikim apo presion të jashtëm.

Nuk kemi pasur asnjë ndikim apo presion të jashtëm. Vendimet tona kolegjiale dhe të pavarura. Do vijojmë të ushtrojmë kompetencat me korrektësi, integritet dhe e pavarur’ thuhet në njoftim.

Por çfarë ka ndodhur?! Një vendim unanim i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 30 dhjetor 2024, që rrëzonte kërkesat e të akuzuarit nga SPAK Pëllumb Gjoka për shkelje të të drejtave të njeriut dhe që lidhej me vlefshmërinë e përgjimeve SkyECC, nuk ishte zbardhur deri në fillim të shkurtit, teksa ligji sanksionon se duhej brenda 30 ditëve. Në vendimin e 30 dhjetorit rrëzohen kërkesat për lirim por nuk kishte asnjë arsyetim nëse përgjimet SkyECC mund të merreshin si provë apo jo.

Për këtë arsye, siç tregohet edhe në dokumentet e publikuara, prokurori i SPAK Klodian Braho, thotë se ka pasuri informacione se personat të interesuar për të favorizuar Pëllumb Gjokën por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme kundër përgjimeve SkyECC, po tentojnë të ndikonin te anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që në zbardhjen e vendimit të arsyetuar t’i favorizonin. Pra të relativizonin përgjimet, duke i bërë të papërdorshme në procesin ndaj Gjokës por edhe në procese të tjera penale.

Këto informacione, sidomos ai që po tentohej të ndikohej tek anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi sipas SPAK kanë bërë që prokurori Braho të nisë procedimin penal dhe firmoste këtë urdhër përgjimi në ambiente publike për anëtarin Kushtetueses por edhe persona të tjerë të përfshirë, ku nuk përjashtohen edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës më të rëndësishme në vend.

Pjesë nga autorizimi i SPAK

“Gjatë kësaj periudhe, në pritje te shpalljes së vendimit të arsyetuar te Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona te interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar te anëtarë të caktuar te Gjykatës Kushtetuese për të favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor te mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e Kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që ndikojnë te gjyqtarë te caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën me të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka me qëllimin për të kushtëzuar apo realativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni SkyECC në procesin gjyqësor

Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mund të kenë ushtruar mbi gjyqtarin Gent Ibrahimi, me qellim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve parregullta.

Të dhënat dhe informacionet e mësipërme, të vlerësuara në lidhje edhe me mungesën e arsyetimit sipas afatit të rregullores dhe ecurinë e çështjes gjyqësore të gjykimit në themel, vijnë në lidhje logjike dhe në përputhje me njëra tjetrën dhe janë në gjendje që të përbëjnë të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale dhe për të kryer veprime te mëtejshme procedurale

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime se mundet të jenë konsumuar, elementët e veprave penale “Korrupsioni aktit i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe “Korrupsioni pasie gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve Le drejtësisë të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç të Kodit Penal

Neni 221 i K.Pr. Penale për veprat penale të parashikuar nga nenet 319 dhe 319/c tế Kodit Penal, lejon kryerjen e përgjimit në vende publike.

Neni 221/3, pikat (b) dhe (c) dhe (c) te K.Pr. Penale lejojmë përgjimin e personit të dyshuar dhe të personave të tjerë që dyshohet se marrin transmetojnë komunikime, apo marrin pjesë në transaksione me të dyshuarin

Në zbatim të nenit 223/1 te K.Pr. Penale pajisjet do të shërbejë për kryerjen e përgjimit, do te mbahet nga strukturat e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të ngarkuar me kryerjen e përgjimit

Për sa më sipër, duke qene se ndodheni përpara kushteve te lejuara për kryerjen e përgjimit ambiental në vende publike, si dhe te kryerjes se vëzhgimit dhe filmimit, në bazë të neneve 221/2 e 3 dhe 222/6 te K.Pr.Penale.

AUTORIZOJ

1. Kryerjen e përgjimit në vende publike të subjekteve të këtij procedimi penal te përmendur më sipër, të shtetasit Gent Ibrahim si dhe subjekteve të tjera te këtij procedimi penal, të shoqëruar me vëzhgim, filmim dhe fotografim

2. Përgjimi do te kryhet me kohëzgjatje 15 ditore, duke filluar nga data 10.02.2025 deri më datë 25.02.2025

3. Për kryerjen e përgjimit ngarkohen OPG dhe policia gjyqësorë ne Sektorin e Forcës së Posaçme, Operacionale në Drejtorinë Vendore te Policisë së Tiranës të cilët duhet të mbajnë proces verbalet përkatëse për zbatimin e këtij autorizimi”, thuhet në autorizimin e SPAK.

Sipas dokumentit përgjimi do të kryhej nga Forca e Posaçme Operacionale në drejtorinë e Tiranës për një periudhë 15 ditore, nga data 10 shkurt deri më 25 shkurt.

Zaçaj letër Dumanit

Ky informacion se anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ishin vënë në përgjim nga Prokuroria e Posaçme pa vendim gjykate u përmend në media, ndërsa kjo bëri që menjëherë Gjykatë Kushtetuese, përmes një letre të sigluar më 19 shkurt nga kryetarja Holta Zaçaj, t’i niste një kërkesë për informacion kreut të SPAK Altin Dumani nëse kishte apo jo kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari. Dumani i ka kthyer përgjigje më 26 shkurt ku i thotë se “Në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal për ndonjë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk është ‘person nën hetim’ asnjë prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke pasur parasysh reagimet e shumta që flasin për një skandal, Report Tv është interesuar tek të dyja institucionet për ndonjë koment, por si Prokuroria e Posaçme ashtu edhe Gjykata Kushtetuese kanë thënë se nuk kanë koment.

Pjesë nga përgjigja e Dumanit drejtuar Zaçajt

Çudia, ligji lejon përgjimin pa autorizim gjykate

Sa i përket hapësirës ligjore që SPAK ka shfrytëzuar për të bërë këtë përgjim ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet thënë se sipas Kodit të Procedurës Penale, nenet 221 dhe nenet 222, thuhet se regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për vepra të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se tre vjet. Në këto autorizimi bëhet nga prokurori. Pra një hapësirë ligjore që bën një super prokurori, që lejon të përgjohet edhe anëtari i institucionit më të lartë në vend, pa një vendim gjykate.

Akuzat për përgjimet e anëtarëve të Kushtetueses

Akuzat për përgjime u bënë fillimisht publike nga eksperti Ervin Karamuço i cili në një intervistë televizive tha se SPAK ka përgjuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nën dyshimet për abuzim me detyrën. E njëjta akuzë është hedhur edhe nga gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në Facebook.

“Një skandal i rëndë po kalon pa vëmendjen e duhur: SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë, bazuar vetëm në thashetheme të disave në media, pa përmendur asnjë burim konkret, thjesht në bazuar në sloganin “në emër të dyshimit të arsyeshëm”! Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka gënjyer Gjykatën, duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar!

Kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese. Sipas shkresës së Prokurorisë, të firmosur nga Braho, “më 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij”. Por Prokuroria dyshon se, meqenëse vendimi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare, mund të ndodhin ndryshime apo favorizime nga ana e gjyqtarëve. Pikërisht mbi këtë supozim, është urdhëruar përgjimi i Gent Ibrahimit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, përfshirë gjyqtarë të tjerë, avokatë dhe familjarë.

Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa VENDIM nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve. Ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë. A do të ketë reagime institucionale për këtë çështje?”, shkruan Vezaj.

Një reagim ka pasur edhe avokati Ylli Manjani, i cili është përfolur në media si një prej personave që ka qenë në përgjim nga SPAK për këtë çëshrje. Manjani është edhe avokati që ka përfaqësuar Gjokën me padinë në Kushtetuese.

“Sa më takon kam thënë vetëm të vërtetën, që ka një urdhër përgjimi. Këtë urdhër e disponon media, nga ku jam informuar dhe mund të lexohet tashmë edhe nga publiku.
Mund t’u spjegoj gjithashtu se në bazë të ligjeve të shkruara nuk mund të autorizohet përgjim apo survejim pa u regjistruar më parë një proçedim. Që do të thotë se urdhëri për përgjim apo survejim në fjalë ka dalë vetëm pasi më parë është regjistruar një procedim. Në fakt edhe vetë përmbajtja e urdhërit e sugjeron këtë gjë.

Ky lloj autorizimi për përgjim mbi atë bazë ligjore të cituar, që të jetë i ligjshëm bëhet me vendim gjykate dhe jo me urdhër të prokurorit. Jo se do kishte ndonjë dallim esencial në kushtet ku jetojmë, por të paktën formalisht duhet të respektohej ligji. Nejse, kjo është situata legale. Sa për vete, kam dhënë autorizimin që të më përgjojnë sa herë të duan pa asnjëlloj vendimi. Si të duan e kur të duan”, shkruan Manjani.

Sa i përket çështjes për të cilën ka nisur e gjithë kjo histori, vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për Pëllumb Gjokën, mund të evidentohet se nuk dilet me një konkluzion përfundimtar nëse janë ose jo të ligjshme përgjimet e aplikacionit SkyECC mbi bazën e të cilave janë goditur disa grupe të rrezikshme kriminale. Kushtetuesja linte hapësirë që i takon gjykatave të zakonshme, të cilat gjatë shqyrtimit të dosjeve penale duhet të vlerësojnë vlefshmërinë e përgjimeve të siguruara nga zbërthimi i aplikacionit të koduar.

Autorizimi i SPAK për pergjimin e gjyqtarit të Kushtetueses Ibrahimi

Vendimi i plotë i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së Pëllumb Gjokës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GËRDECI"/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë për demontimin e municioneve
Previous article "E NDOQËM DERI TEK VARREZAT..."/ Nuredin Dumani dëshmon vrajen e Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës 12 vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT