Gjatë seancës së sotme gjyqësore Nuredin Dumani zbuloi planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës në shtator 2013.
Avokati: Keni përdorur emrin e Dorjan Shkozës, që ka bashkëpunuar në vrasjen e Fatmira Dedajt.
Dumani: Shkoza kishte një servis me qira. Disa ditë para ngjarjes, e aktivizuam Dorjanin. Nga momenti kur Festim Qoli më tha se do ta vrasim Fatmira Dedajn, e deri sa u krye ekzekutimi, kaloi gati një muaj.
Kam folur me Talon dhe me një person me nofkën “Qimja”, të cilin e kam njohur nga Talo Çela.
Qimja kishte një Alfa Romeo, e cila u aksidentua te stacioni i trenit, ndërsa ishte duke ndjekur Fatmira Dedën. Ai është zeshkan, rreth 1.75 m i gjatë, por emrin nuk ia kam mësuar saktësisht.
Me Dorjanin kam folur vetëm unë. Dorjanit i kam kërkuar një makinë dhe ma gjeti ai. Mjeti kishte dokumente dhe do të përdorej për ekzekutimin e Fatmira Dedës. Kjo e fundit vinte rreth orës 7 të mëngjesit te varrezat, ku ishte planifikuar vrasja. Ndjekja fillonte nga Bashkia Durrës deri në destinacionin e saj.
U vendos që vrasja të kryhej te garazhi, në mënyrë që të dukej si një grabitje dhe të ishte më e lehtë për ne.
Fatmira Dedaj kishte ardhur disa herë te karburanti dhe akuzonte dy vëllezërit Qoli se i kishin vrarë djalin. Për një kohë, ajo nuk vinte më te karburanti.
Pas eliminimit të Fatmirës, pronarë u bënë Petriti dhe Festimi.
Ditën e ngjarjes, mora një mesazh nga Agron Qoli, i cili më tha: “Doli”.
Atë ditë, kam qenë afër ambulancës.
Avokat lia Ilia: Ne kërkojmë të tranmetojmë një video të bërë para 1 jave tek vendi i ngjarjes e të na shpjegojë se si ka vepruar
Prokurorët: Nuk është provë, nuk trajtohet si e tillë. Kërkesa është e pabazuar.


