• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRUGËS PËR GREQI”/ Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë: Hera e parë që trokasim te ju
Home
Politikë

“RRUGËS PËR GREQI”/ Rama fton shqiptarët nesër në Panairin e Punës në Athinë: Hera e parë që trokasim te ju

1 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama me një tjetër postim në Facebook ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që do organizohet në Athinë.

Rama fton shqiptarët të kalojnë në panarin e organizuar në Gazi të Athinës dhe të njihen me mundësitë që ofron Shqipëria sot për punësime. Sipas Ramës, sot Shqipëria ofron punë me paga të larta, taksa më të ulëta dhe është një mundësi për ata të shijojnë aromën e vendit të tyre.

‘Rrugës për Greqi sot. nesër në panairin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për të treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë. Ejani e kaloni të shihemi e të llafosemi nesër me sipërmarrës në fusha të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për tju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj nuk diskutohet gjykoni vetë me qetësi, me urtësi merrni kohë. Si të jetë më mirë për ju.’

Më tej Rama thotë se ky është një moment i rëndësishëm, pasi jemi pranë ëndrrës për të anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe prandaj gjithë shqiptarët e Greqisë meritojnë të kthehen dhe të japin kontributin.

‘Është për herë të parë mundësia e hyrjes në Bashkimin Evropian është kaq reale sa dritarja e hapur duket me sy. Sepse për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të fatit Evropës janë reshtuar në vijë të drejtë. Kanë rënë dakord me planin e përfundimit të negociatave të anëtarësimit deri në fund të 2027-ës. Një afat tejet ambicioz dhe shpejtësia me të cilën ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e larta në historinë e integrimit. Po jo se ne Shqipëria po bëjmë detyrat me shpejtësi dhe sukses, po se dhe ata Bashkimi Evropian janë shumë të interesuar të na fusin brenda në shtëpinë e tyre. Ky është shansi dhe ky është momenti i tyre historik për ti dhënë emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve atë ngjyrën e atë të yjeve të Bashkimit Evropian.’

Rama fton edhe që të lëmë mënjanë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhemi bashkë për ëndrrën evropiane.

‘Duke i dhënë kështu fund një herë e përgjithmonë poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve të pafundme të gjithë rrugëtimit tonë të mundimshëm në historinë. Kjo është ngritja e dytë e flamurit kombëtar pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është shpallja e Shqipërisë shtet anëtar i barabartë i familjes së bashkuar evropiane. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi i të gjithë bijve të shqipes si krijesa të lira dhe përgjithmonë të barabarta të Evropës së bashkuar. Prandaj të gjithë shqiptarëve, atyre të Greqisë dhe atyre të Evropës u them le të harrojmë të gjitha historitë dhe bla bla bla-të e të sotmes, ndasitë dhe partitë dhe le të kapemi dorë për dore dhe le të bëhemi ylli i ri i Evropës së bashkuar.

Duke u bërë më 11 maj fuqia e papërmbajtshme e ëndrrës evropiane të shqipes dykrenare dhe pastaj të tjerat mi lini mua, na i lini ne, shumë shpejt dita që e kemi ëndërruar me shekuj për të qenë pjesë e asaj familje nga ku diell lind atje ku perëndon do të jetë dita jonë, dita e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.’

Panairi i punës për shqiptarët e Greqisë do t’i njohë ata me mundësitë e punësimit në Shqipëri dhe do të organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PALESTINEZJA U VRA NGA BABAI? DETAJE të REJA nga VRASJA në Tiranë, 49-vjeçari u prezantua si partneri, por autoritetet gjermane…
Previous article "LUFTOI SI NJË LUAN"/ Ukrainasit mbështesin Zelenskyn pas përplasjes me Trump

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT