• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SOROSI FUTI NË BURG LIDERIN E OPOZITËS…”/ Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S’është as sorkalle
Home
Politikë

“SOROSI FUTI NË BURG LIDERIN E OPOZITËS…”/ Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S’është as sorkalle

1 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Për herë të parë kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitë se fondet e USAID dhe të miliarderit Soros u përdorën për të arrestuar liderin e opozitës. Për këtë zgjodhi ironinë

“Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!

Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde se.

Në një takim me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10 Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe sot për herë të dytë akuzave të ardhura nga opozita për arratisjen nga Shqipëria të sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

“Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marin e fusin në sallë të operacionit bën 3 bypass për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. E fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra nuk thoshte asnjë mjek që ky do të kthehet prapë. Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. Ku të dijë kjo kënetë e madhe për njeriun e respektin e një njeriu të sëmurë.

Tani që flasim vijon të rekuperojë mushkëritë që janë rënduar rëndë nga ndalesa.

I vetëdijshëm se i dhanë drejtësisë pavarësinë për të hetuar mes tyre, kryeministri Edi Rama shpreh kritikën e tij se teksa spak merret me korrupsionin e partisë në pushtet, 21 janari me 4 të vrarë, ende nuk është hetuar.

Teksa ethet e 11 majit sa vijnë e shtohen Rama një mesazh e kishte për qytetarët që mendojnë të votojnë opozitën.

Më 11 maj Shqipëria duhet të marri të gjithë energjinë e nevojshme për të kryer anëtarësimin në BE. Në 11 maj nuk duhet të mendojmë të parën partinë dhe logon që do zgjedhin por duhet të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave. Janë 1 mijë vetë të ulur në tryezë që bëjnë negociata e 40 persona merren me ik e eja, Tiranë- Bruksel e ndjekin ecurinë e detyrave. Gjithë kjo manikeri nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje dhe futja në BE është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Rama

Në mbyllje të fjalës së tij Rama tha se mandati i katërt është i anëtarësimit në BE.

‘Nuk duhet thjeshtë një fitore aritmetike e partisë socialiste por një triumf’ tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET ZARF I ZI? G Bani shpërthen keq ndaj Gjestit: Lopçar, shpirtzi, klloun
Previous article "MA BËNË GROPËN SE KAM PUNUAR SHUMË"/ Veliaj: Lulin s’e gjeti gjë! Shqipërinë nuk e bëjnë qylaxhinjtë e llapaqenët

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

"PIKU" I SEZONIT TURISTIK/ Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës Aktualitet

"PIKU" I SEZONIT TURISTIK/ Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT