• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MA BËNË GROPËN SE KAM PUNUAR SHUMË”/ Veliaj: Lulin s’e gjeti gjë! Shqipërinë nuk e bëjnë qylaxhinjtë e llapaqenët
Home
Aktualitet
Kronikë

“MA BËNË GROPËN SE KAM PUNUAR SHUMË”/ Veliaj: Lulin s’e gjeti gjë! Shqipërinë nuk e bëjnë qylaxhinjtë e llapaqenët

1 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, pas burgosjes me urdhër të SPAK me akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se ai është sulmuar sepse ka punuar për Tiranën. Veliaj shtoi se e refuzon idenë që sipas tij është krijuar në Shqipëri, që kush punon duhet të sulmohet.

Duke marrë si shembull ish-kryebashkiakun Lulzim Basha, që sipas Veliajt nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin, ai shtoi se Shqipëria bëhet nga njerëzit e punës dhe jo nga frikacakët e qylaxhinjtë.Ai as sot nuk i kurseu sulmet ndaj prokurorit të çështjes, për të cilin tha se ka ngritur ndaj tij 2 akuza tragjikomike.

Reagimi i Veliajt:

Mirëdita miq!

Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.

Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën. Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e të zotit, vetëm për çështjen për të cilën ka një hetim, po iu thithen të tëra të dhënat personale, ndërkohë që fizikisht mbahen edhe ata në paraburgim pa afat.

Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.

Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.

Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës. Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” – një tjetër sukses – i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare – Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.

Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti – një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë.

Eshtë poshtëruese që më duhet të shpjegoj këto çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse jam në burg pa gjyq edhe për këto. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësa olimpikë dhe skiatore kampione.

Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.

Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.

“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.

Unë këtë e refuzoj!

E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.

Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit.

Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOROSI FUTI NË BURG LIDERIN E OPOZITËS..."/ Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S'është as sorkalle
Previous article PRIMARET E PD/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për partinë, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT