Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky kanë nisur takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Siç është bërë zakon, Trump dhe Zelensky ndanë një shtrëngim duarsh, më pas, të dy i janë drejtuar Zyrës Ovale.
Presidenti Trump thotë se ai dhe Zelensky do të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga SHBA-ja për mineralet me Ukrainën gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë – planifikuar për në orën 13:00 EST (18:00 GMT).
Ai e përshkruan marrëveshjen si “shumë të drejtë”.





