• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET E SPAK/ Rektori i Bujqësorit: Kam besim se shumica e pedagogëve janë të ndershëm
Home
Breaking News

ARRESTIMET E SPAK/ Rektori i Bujqësorit: Kam besim se shumica e pedagogëve janë të ndershëm

26 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rektori i Universitetit Bujqësor Tiranë Fatbardh Sallaku ka folur sot para socialistëve te Kryesia e Kuvendit sa i takon 24 masave të sigurisë ndaj stafit të këtij universiteti. Duke theksuar se nuk komenton absolutisht vendimet e drejtësisë, u shpreh se ka besim se shumica e pedagogëve u përkasin njerëzve të ndershëm.

“Dua t’ju bëj me dije se dije se edhe unë e kam marrë vesh nga media. Kam mbledhur Asamblenë Akademike të Bujqësorit ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj se ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë, absolutisht ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm, por ajo që unë besoj është se shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Besoj prapë që asnjë proces nuk e zhbën realitetin e atyre që punojnë te ky universitet. Megjithatë, çdo koleg që është tek masat, ka filluar betejën për të pastruar veten e vet dhe uroj që secili të faktojë se kanë vepruar me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin.”

Sipas tij, ky reagim është i nevojshëm sepse bëhet fjalë për imazhin e një universiteti që ka nisur një reformë me partnerë jashtë vendit.

“Ajo që dua të theksoj është se kjo dalje, jam i detyruar se jam Rektor, por është tashmë në një process që ka filluar para 3 viteve falë investimit personal të kryeministrit dhe kemi 3 vjet që punojmë me një nga universitetet më të mira në Europë. E kemi detyrim t’i sqarojmë partnerët tanë sepse ne kemi filluar një reformë pa kthim dhe me gjithë respektin për çdo ndërmarrje, por në rastin  e arsimit të lartë është shumë i rëndësishëm imazhi. Është një universitet që në esencë ka nevojën për të qenë i pranishëm dhe të bindë të rinjtë të studiojnë në këto programe. Jam i gatshëm  të shkoj në çdo grupim, aty ku shkon mesazhi qartë dhe pastër. Unë absolutisht nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar dhe ja lëmë drejtësisë komplet. Shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm, por nga ana tjetër kam besim që Bujqësori do ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla”, deklaroi Sallaku.

Kujtojmë se me urdhër të SPAK, GJKKO caktoi të Martën 24 masa sigurie ndaj stafit të Bujqësorit, 5 prej tyre në “arrest me burg”. Në njoftimin për media, SPAK bëri me dije se janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë prej 90 milion Lekësh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 24 MASAT E SIGURISË TE UBT/ Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje
Previous article SHTOHET PËRDORIMI I DROGËS NGA TË RINJTË NË BALLKAN/ Ja çfarë thotë studimi për Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026 Aktualitet

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën Aktualitet

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë Aktualitet

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT