• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
24 MASAT E SIGURISË TE UBT/ Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje
Home
Politikë

24 MASAT E SIGURISË TE UBT/ Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

26 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Këtë të mërkurë grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një dëgjesë me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallaku pas masave të sigurisë për 24 zyrtarë të universitetit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Sallaku vetë nuk është nën hetim dhe edhe para se të kandidonte për rektor i ka drejtuar një letër SPAK-ut që i ka sqaruar se mund të vazhdonte me kandidimin.

Kreu i qeverisë u shpreh se shqetësimi për këtë rast lidhet më nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie, në një kohë kur universiteti është në një kthesë historike.

Rama theksoi se gjëja i parë që i shkoi në mendje ishte se çfarë do mendonin partnerët austriakë kur të dëgjonin një lajm të tillë.

Kryeministri tha se nuk ka arsye për të bllokuar punën ndërkohë që drejtësia do të bëjë punën e vet.

“Dhe e treta, të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet fare me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një ndër universitetet më të vjetra të botës. Padyshim që gjëja e parë që mua më ka shkuar në mendje kur kam marrë këtë lajm është çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë. 24 vetë në masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy a tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance, s’ka asnjë lloj arsye për të krijuar këtë lloj goditje për një Institucion të Arsimit të Lartë. Aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor ku nëse ka pasur abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund, por 24 vetë në masë sigurie? Kjo besoj është e mjaftueshme sa i përket konkretisht çfarë tha rektori dhe i gjithë shqetësimi është për të dhënë mesazh për prindërit, studentët, partnerët që ndërkohë që drejtësia do të bëjë punën e vet nuk ka arsye për të bllokuar punën. Besoj që mund ta falenderojmë rektorin për praninë. Tani ne mund të vazhdojmë se kam disa fjalë të tjera për të ndarë, por duke qenë se rektorin e kemi dhe pak demokrat është mirë ta lemë të lirë që të vazhdojë punën”, tha Rama.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PS PO MINON HETIMET VIP"/ Rama për akuzat: Këta që e birësuan SPAK pas pilafit…
Previous article ARRESTIMET E SPAK/ Rektori i Bujqësorit: Kam besim se shumica e pedagogëve janë të ndershëm

s.autor

Postime të ngjashme

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT