Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin.
Avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij është i hapur ndaj hetimeve dhe nuk është arrestuar, por është paraqitur vetë pranë autoriteteve. “Nuk është siç e raportuan mediat, ai është paraqitur vetë dhe kjo është e provuar. Safet Bajri e ka dhënë analizën e ADN-së sa herë është shoqëruar. Nëse do të ishte për të ikur, nuk do ta kapnit kurrë. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet, atë e di prokuroria,” tha ai.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për të zbardhur të gjitha akuzat ndaj tij.


