• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLI GLOBAL PËR RINOVIMIN E POLITIKËS/ Spiropali e ftuar nderi në Bruksel: Shqipëria, vendi kandidat që ecën më shpejt drejt BE
Home
Politikë

KËSHILLI GLOBAL PËR RINOVIMIN E POLITIKËS/ Spiropali e ftuar nderi në Bruksel: Shqipëria, vendi kandidat që ecën më shpejt drejt BE

22 February, 2025 s.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është sot në Bruksel, e ftuar nderi në Konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Këshilli Global është një organizatë ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë politikanë të nivelit të lartë, presidentë kryeministra dhe anëtarë qeverish, kryetarë parlamentesh dhe parlamentarë, kryetarë partish politike, diplomatë, personalitete intelektuale, akademike, kulturore dhe të shoqërisë civile nga shumë vende të botës.Në këtë Konferencë znj. Spiropali mbajti një fjalë “Mbi sinergjinë midis politikës, moralit, drejtësisë dhe paqes”.

Në fjalën e saj, znj. Spiropali nënvizoi se “Shqiperia eshte vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Kemi hapur negociatat per dy grup-kapituj, Grup-kapitulli 1 dhe 6, dhe sapo kemi marre ftesen nga Presidenca Polake e Bashkimit Evropian per çeljen e negociatave per kapitullin e dyte dhe te trete, dhe presim te marrim shume shpejt ftesen per grup-kapitullin e katert.

Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes europiane, duke mos pasur asnjë plan B për të ardhmen tonë, pëveç pespektivës sëanëtarësimit në këtë familje, me të cilin na lidhin rrënjët, identiteti, vlerat, vizioni dhe aspiratat popullore.

Përpjekjet për ndërtimin e një sistemi që ka në qendër parimet e demokracisë liberale po shkojnë paralel me kontributin tonë për lirinë, sigurinë dhe paqen.

Ndër kontributet më të spikatura të Shqipërisë për sinergjinë mes moralit, politikës, të drejtës dhe paqes është investimi ynë për mbrojtjen e paqes dhe tësigurisë kudo në botë, por duke filluar më së pari nga Ballkani Perëndimor.
Shqipëria ka marrë aktualisht rolin e lidershipit në zhvillimet dhe integrimet rajonale si edhe rrugëtimin europian të vendeve të rajonit.

Kontributi ynë është asimetrik me madhësinë e Shqipërisë, një vend relativisht i vogël për nga territori e popullsia, por protagoniste e spikatur për sigurinë dhe paqen.

Si një vend anëtar i NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një anëtare aktive dhe luajale e organizatës, nëpërmjet politikave të saj paqësore, por edhe nëpërmjet kontributit të vajzave e djemve të Shqipërisënë misionet paqeruajtëse në vende të ndryshme.

Shqipëria i ka shërbyer paqes me lidershipin e sajvizionar e të vendosur nëpërmjet Presidencës Shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020.

Të njëjtën gjë mund të them edhe për kontributin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, sidomos për faktin që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte bashkëpenëmbajtëse për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Demokracia është jo vetëm një sistem i pazëvendësueshëm, por edhe një mjet i pazëvendësueshëm për garantimin e drejtësisë, sigurisëdhe të paqes.

Parlamentet dhe parlamentarët kanë imperativa dhe detyra jo thjesht individuale, kur bëjmë fjalë për sinergjinë midis politikës, moralit, drejtësisë dhe paqes.

Ne mund t’i kontribuojmë demokracive tona jo vetëm duke denoncuar shkeljet e dukshme të standarteve apo rregullave demokratike, por duke mbrojtur dëmtimin e heshtur, të ngadaltë dhe të vijueshëm të vlerave demokratike.

Nga ky vizion duhet të orientohet edhe ndërveprimi dhe partneriteti midis parlamenteve dhe aktorëve tëtjerë të shoqërisë në fuqizimin e kontrollit parlamentar.

Korrelacioni funksional midis politikës, moralit, tëdrejtës dhe paqes po ndihmohet edhe nga një rrethanëjopolitike: Në Shqipëri, mes besimtarëve myslimanë, orthodhoksë, katolikë, bektashi, ungjillorë, por edhe besimeve të tjera e jo besimtarëve, kemi ndërtuar një bashkëjetesë vitale dhe një harmoni, e cila është një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar.

Toleranca, bashkëjetesa, mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë jo vetëm një pasuri e shqiptarëve që rrezaton në kulturën dhe qytetërimet botërore, por edhe një referencë e rëndësishme për jetën politike në Shqipëri.

Gjatë tre dekadave të fundit, emigrantët shqiptarë të vendosur në vendet fqinje e mike, Greqi dhe Itali, në vende të tjera të Europës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara, Kanada etj. kanë krijuar komunitete të diasporës së re, të cilat po kontribuojnë si burim zhvillimi për vendet pritëse, por edhe për Shqipërinë, dhe njëkohësisht si ura miqësie mes vendit të tyre dhe vendeve ku jetojnë. Mjaft prej tyre janë natyralizuar edhe si shtetas të vendeve ku jetojnë dhe kjo u jep mundësi të kontribuojnë, përveçse në zhvillimin ekonomik, edhe në sistemet politike të këtyre vendeve.

Ndryshimet e fundit në legjislacionin zgjedhor, të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë, u krijojnë emigrantëve shqiptarë aksesin të votojnë në zgjedhjet parlamentare të majit të këtij viti nga vendet ku jetojnë. Kjo është një mundësi më shumë për pjesëmarjen e tyre në vendim-marrjet e rëndësishme për vendin e origjinës.

Ju falënderoj për mundësinë për të diskutuar këto çështje thelbësore në kontekstin e përpjekjeve tona të përbashkëta për promovimin e demokracisë, paqes dhe mirëqenies kudo në botë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERLIGA E KOSOVËS/ Dy ish të Superiores i japin fitoren e radhës Dritës, tani Ballkani i Shehit është 10 pikë larg
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË SHKODËR/ Pas sherrit me pronarin, kthehet me armë në lokal

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT