• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË ZEMËR E SHËNDETSHME/ Zbuloni 5 ushqimet që mund të pastrojnë enët e gjakut
Home
Shëndet

NJË ZEMËR E SHËNDETSHME/ Zbuloni 5 ushqimet që mund të pastrojnë enët e gjakut

21 February, 2025 s.autor Shëndet

Një zemër e shëndetshme është shumë e rëndësishme për mirëqenien e një njeriu. Mbajtja e enëve të gjakut të pastra dhe të shëndetshme është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ushqimi luan një rol kyç në këtë proces.

Sipas kardiologëve disa ushqime mund të jenë aleatë shumë të mirë në mbrojtjen e zemrës dhe ndihmojnë në mbajtjen e enëve të gjakut të pastra nëse përfshihen në një dietë të ekuilibruar. Kjo dietë është e bollshme në perime, fruta, drithëra dhe ushqime të tjera që së bashku ofrojnë përfitime jetike për shëndetin kardiovaskular. Ja disa ushqime të sugjeruara nga specialistët:

1 – Sardele

Sardelet njihen për përmbajtjen e lartë të Omega-3 dhe koenzimës Q10, të cilat këto substanca kanë rol kyç në mbrojtjen e zemrës dhe muskujve. Ngrënia e peshkut, veçanërisht sardelet, të paktën dy herë në javë është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur shëndetin arterial.

2 – Panxhari

Panxhari dihet se stimulon prodhimin e oksidit nitrik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut. Kardiologët rekomandojnë konsumimin e tij të papërpunuar, në lëngje, për të maksimizuar përfitimet e tij.

3 – Lakra

Lakra, e pasur me magnez, është një tjetër ushqim i fuqishëm për shëndetin kardiovaskular, duke ndihmuar në mbrojtjen e zemrës si dhe në lehtësimin e dhimbjeve. Mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, e papërpunuar ose e zier, duke ruajtur vetitë e tij të dobishme.

4 – Çokollatë

Mund të tingëllojë çuditshëm, por çokollata e zezë, me të paktën 70% kakao, gjithashtu llogaritet si një aleat, me kusht që të konsumohet me moderim, afërsisht 30 gram në ditë. Përveçse mbron zemrën, ndihmon në uljen e dëshirës për ëmbëlsira, duke nxitur kontrollin e dietës.

5 – Patate e ëmbël

Patatja e ëmbël rekomandohet veçanërisht për njerëzit me diabet dhe probleme me zemrën, për shkak të fuqisë së saj antioksiduese. Ndihmon në eliminimin e radikaleve të lira, substancave të dëmshme që mund të dëmtojnë trupin me kalimin e kohës.
Ndërkohë kardiologët bëjnë të ditur se këto ushqime, nëse konsumohen rregullisht dhe si pjesë e një diete të ekuilibruar, mund të ndihmojnë në mbajtjen e enëve të gjakut të pastra dhe mbrojtjen e zemrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Musk: Zelensky ushqehet me trupat e ushtarëve të tij të vdekur! Kremlini: Presidenti i SHBA...

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT