Në takimin e tij me mijëra punonjës të Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë dhe akuzat e opozitës, e cila pretendon se drejtësia e re kontrollohet nga ai.
Duke iu referuar burgosjes së ish kryeministrit Fatos Nano, nga ish kryeministri Sali Berisha, Rama theksoi se i burgosuri i fundit politik në këtë vend, ka qenë në vitin 1997.
“Këneta kishte paralajmëruar se këtu do të kishte një antimiting. E kemi parë si i bëjnë titujt, futesh brenda dhe shikon noc rrokun. Tani kanë mësuar noc rrokun dhe ma thonë mua. Puna është se nec rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë.”
“Antimiting që do të protestonin për të burgosurin politik Erion Veliaj, dhe në këtë rast , si në çdo rast, kur shpifin nisin nga vetja, se pretendojnë se kanë 3 4 të burgosur politik.”
“Në shqipëri nuk ka të burgosur politik që nga viti 1997, kur doli dhe i fundit i burgosur politik doli nga burgu, kur doli nga burgu që e kishte burgosur këneta.”
“Nuk e di pse i thonë antimiting, se që të ketë antimiting, duhet të ketë miting.”


