• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DO PRANOJMË KURRË NJË PROKURORI POLITIKE”/ Berisha: Ngjashmëria mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Veliajt
Home
Politikë

“S’DO PRANOJMË KURRË NJË PROKURORI POLITIKE”/ Berisha: Ngjashmëria mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të Veliajt

19 February, 2025 s.autor Politikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të pranojë kurrë një prokurori politike, si vegël e verbër e diktaturës. Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama një armik kombëtar, Berisha tha se ai po e përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës.

“A nuk është ky që përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës? Dhe pastaj dalin mbështetës të saj dhe thonë mos e prek. Po është kretinizëm politik dhe më e pakta, në rast se ne pranojmë prokurori politike, e cila është vegël e verbër e diktaturës”, tha Berisha.Berisha u shpreh se kryebashkiaku Veliaj meriton 60 vite burg, por theksoi se “Rama nuk e dënoi për ato, por e dënoi pasi e di që do të humbë zgjedhjet dhe nuk do që ai të marrë partinë. Njëlloj si Mehmeti, Enveri nuk donte qe ta merrte Mehmeti “.

“Ua them unë ju, e ka një ngjashmëri. Absolutisht! E ka, se Aulon e shoh që po më sheh me çudi, po e ka. Pse e ka ngjashmërinë tani se mos kaloj nga tema në temë? E ka ngjashmërinë, se Erion Veliaj, unë ua thashë, i meriton 60 vite minimumi realisht, por problemi është se Edi Rama nuk e dënoi për ato.

Jo mor jo, e dënoi se e di se humbet zgjedhjet dhe nuk do që të merrte partinë. Njëlloj si Mehmeti. Enveri nuk donte që ta merrte Enveri. Po, absolutisht. Pra, një prokurori politike është një fatkeqësi kombëtare dhe o burra, t’i dalim zot.

Si mund t’i dilet zot? Po erdhi ai në Mynih dhe të tha, ju e keni armikun brenda, ju arrestoni opozitat, ju arrestoni gazetarët. Të gjitha kanë ndodhur në Shqipëri”, tha Berisha.

Lideri demokrat vijoi më tej, duke thënë se “Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij.

Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë.

Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën.

E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANIJET KINEZE I I AFROHEN SIDNEJ/ Australia vë menjëherë në veprim flotën e saj
Previous article VIZITON PAPA FRANÇESKUN NË SPITAL/ Meloni: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit

s.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT