• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLITIKAT E ARSIMIT TË LARTË/ Rama prezanton dokumentin: T’i japim fokus kërkimit shkencor, doktoratura si ato në vendet e BE
Home
Politikë

POLITIKAT E ARSIMIT TË LARTË/ Rama prezanton dokumentin: T’i japim fokus kërkimit shkencor, doktoratura si ato në vendet e BE

18 February, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, Dokumentin e politikave të Arsimit të Lartë 2030. Së bashku me pedagogë dhe rektorë të tjerë në auditorë Rama ndau përparësitë për arsimin e lartë drejt 2030-ës.

Sipas Ramës, ky dokument është produkt i universiteteve dhe i institucioneve të përfshira, duke mos qenë një formulë e imponuar nga jashtë.

‘Dokumenti parasheh dhe një rishikim të ligjit të arsimit të lartë. Ndarja të bëhet pak më e lehtë, se duket sikur universitetet publike janë të nënës, ndërsa ato jopublike që nuk e kuptoj pse quhen jopublike, janë Organizata jo fitimprurëse, nëse gjendet rrugë për ta rehabilituar këta të dytët do ishte mirë.’
Ai theksoi se ka ardhur koha për rishikimin e kuadrit ligjor dhe duhet të rritet cilësia e stafit akademik për të garantuar studentë më të përgatitur.

‘Besoj se ky dokument ka rëndësi të madhe për faktin se është produkt i brendshëm, nuk është dokument që vjen nga jashtë. Nuk imponohet nga qeveria. Nuk është përkthim apo një recetë e marrë nga ata që i quajmë partnerët strategjikë. Është prodhim i brendshëm, i përbashkët i gjithë universiteteve. Qofshin publike ose jo. Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, bordi i akreditimit dhe ekspertiza e BB. Ky dokument është bashkautorësi e atyre që presupozohet do e çojnë para arsimin e lartë. Edhe plani i veprimit dhe zbatimi ka shumë shanse të jenë procese të suksesshme. Falënderoj, përveç rektorit edhe disa të tjerë, Besnikun Aliajn, Leka Xhuvanin, Ethem Rukën, Entela Haloçin dhe Selami Xhepën. Janë gjëra pozitive, që kanë potencial domethënës që kërkojnë fokus dhe secili të luajë rolin e vet.’

Më tej shtoi se është bërë 5-fishimi i financimit për kërkimin shkencor, por ai duhet të lidhet me zhvillimin e vendit dhe jo thjesht me botime pa ndikim real.

‘Qeveria, ne ndjehemi komod në këto kushte kur ky produkt është produkt i bashkautorësisë së të gjithëve. Gjasat që të ndesh në kundërshti janë minimale. Do duhet një punë e përbashkët po kaq intensive për adresimet e duhura në ligjin e arsimit të lartë. Ka kaluar koha e nevojshme për të rishikuar kuadrin ligjor. Kemi thyer murin ndarës të vendeve të BE dhe atyre që janë jashtë BE-së. Shqipëria ka qenë pararojë e kësaj beteje. Në samitin këtu në tiranë, u vendos që edhe për universitetet jashtë BE-së të hapet mundësia e futjes në aleancën e universiteteve. Ka benefite në të gjitha planet. Në planin e shkëmbimit të ekspertizës së kërkimit shkencor. Në ndërkohë që me të drejtë kemi folur për shumë vite për zgjerimin e bazës financiare, kemi zgjerua bazën dyfish. Kemi 5-fishuar bazën financiare për kërimin shkencor. Jemi në funksion të rritjes së cilësisë së studentëve. Por do kalojë përmes rritjes së cilësisë së stafit akademik. Bëmë një stop të doktoraturave.’

Shqipëria, vijon Rama, ka luajtur një rol pararojë në integrimin e universiteteve jashtë BE-së në aleancën e institucioneve europiane të arsimit.

‘Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Ka qenë vetëm 10 vite më parë. Kur situata në arsimin e lartë ishte katastrofë, ku 18 universitete ishin biznese. Më kujtohet shkarkimi nga puna i një dekaneje, shefeje në ato universitete të fakultetit të mjekësisë dentare që e thirrri pronari dhe i tha, shiko se po më shqetëson studentët duke mos iu dhënë provimet. I thotë, dekania më vjen keq por nuk mund të jap provime studentësh që nuk vinë fare se do bëhen dentistë. I thotë shiko, ty të duken si studentë, por janë klientë për mua. Pastaj ekonomi tregu, do thyhen ca nofulla. Kjo ishte situata e universiteteve jo publike.’

Rama kritikoi periudhën para reformës në arsim, kur universitetet private funksiononin si biznese, duke theksuar rëndësinë e standardeve më të larta për doktoraturat dhe kërkimin shkencor.

‘Sot kemi shumë gjëra që janë adresuar dhe janë vënë në vend. E rëndësishme të jemi realist. Kemi rihapur doktoraturat, por duhet të synojmë doktoratura të niveleve europiane. Pika më e rëndësishme, ndryshimi për të vënë kërkimin shkencor në zhvillim të vendit të thellohet. Kërkim shkencor për kërkim shkencor që rezultat është një botim që nuk ka vlerë tjetër, besoj se nuk kemi as luksin dhe as kohën për ta quajtur kërkim shkencor. Duhet t’i japim fokus kërkimit shkencor në zhvillim të vendit. Kontributi i brendshëm në funksion të kërkimit të brendshëm.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO E ÇIFTIT/ 34 vjeçari qëlloi bashkëjetuesen më pas veten në Shkodër, 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET NGA OPERACIONI NË TIRANË/ Momentet kur policia prangos 27 persona (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT