• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATI I LDK NË ZGJEDHJE/ Abdixhiku: Është demokratik, e marr unë përgjegjësinë
Home
Rajon

REZULTATI I LDK NË ZGJEDHJE/ Abdixhiku: Është demokratik, e marr unë përgjegjësinë

16 February, 2025 s.autor Rajon

Në Kosovë, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po i kërkohet llogari pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, tha për KosovaPress se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit lë shumë për të dëshiruar.

“Rezultati i LDK-së lë shumë për të dëshiruar edhe pse ka një ngritje të lehtë, por nuk është substanciale. Këtë duhet partia të reflektojë se çka ka ndodhur dhe pse ka shkuar keq ky rezultat. Kjo i takon partisë për ta bërë, por nga këndvështrimi im nuk është përgjegjës vetëm një person. Po flasim për Kryesinë e LDK-së. Aty duhet të ketë reflektim shumë të madh, por çfarë hapi do të bëjnë ata i mbetet përgjegjësia atyre. Kjo është paketë dhe këtu kanë punuar një mori njerëzisht në këtë fushatë dhe duhet parë përgjegjësinë në disa segmente,” thekson z. Arifi.

Në anën tjetër, analistja politike Magbule Shkodra shprehet se lidershipi i LDK-së duhet të japë llogari para strukturave partiake në lidhje me rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhje.

Nëse nuk i ke fituar zgjedhjet me projeksionin që t’i i ke bërë do të ishte shumë e ndershme që të bëhet që të kërkoje besimin edhe një herë të strukturave të partisë apo edhe të dorëhiqesh. Pra të kërkohet edhe një herë besimi nëse dëshirojnë të rikonfirmohen nëse dëshirojnë të jenë lider…Unë nuk shoh dhe nuk e di se kush mund të jetë kandidati tjetër. S’kemi pa në skenë ndonjë kandidat që është në pritje dhe do të thonim se më mirë se ky do të bënte ai. Aty ka disa njerëz që mund të jenë udhëheqës por nuk është një person që do të mund të thuhet se ky mund të bënte më të mirën. Do të presin dhe të shohim se çka do të bëjnë strukturat e partisë,” deklaron znj. Shkodra.
Ndërkohë, vetë kryetari i LDK-së, z. Abdixhiku, në konferencën e fundit tha se 37 mijë vota më shumë se zgjedhjet e 2021 janë një rezultat i mirë.

“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë unë, për fushatën dhe për drejtimin e partisë dhe do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në. Dritë do të ketë në Kosovë. Ky është rezultat demokratik. LDK del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm në përmasa që kemi prit edhe ne,” tha ai.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, teksa janë numëruar 99,72 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40,84 për qind. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22,15 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17,59 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma mori 7,47 për qind.

Duke u bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 20 deputetë, koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, si dhe 20 deputetë për komunitetet jo shumicë.

Megjithatë, me numërimin e rreth 100 mijë votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partia e Albin Kurtit konsiderohet se mund t’i fitojë edhe dy deri në tre deputetë më shumë, varësisht prej përqindjes së fitimit të votave nga diaspora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN ME 4 KG KOKAINË/ Në pranga 4 shqiptarë në Itali
Previous article KËRKOHEJ PËR GRABITJE NË GREQI/ Shqiptari kapet në Muriqan

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT