Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash në një deklaratë për mediat një ditë pas protestës para Kryeministrisë ka deklaruar se fitorja e betejës së djeshme na bën që të vazhdojmë angazhimin tonë për të luftuar ndaj kësaj qeverie.
Po ashtu Basha theksoi se Populli dje tregoi refuzimin e kësaj qeveri të kapur nga krimi dhe droga.
“Shqipëria ka dinjitet, vlera dhe respekt për demokracinë ligjin. Ky popull e do lirinë dhe demokracinë dhe është i gatshëm të luftojë për ta pasur atë. Rezultati i protestës së djeshme është mesazhi se shqiptarët refuzojnë këtë qeveri. Është një mesazh që tregon se shqiptarët nuk ulin më kokën, por luftojnë për të fituar ndaj krimit dhe drogës. Fitorja e kësaj beteje është një ogur i mirë”, tha Basha.


