• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Ministri Hoxha në interpelancë, i përgjigjet Dogjanit: Po përdorni politikisht një dramë familjare, vrasjet në vend në minimum historik
Home
Politikë

KUVEND/ Ministri Hoxha në interpelancë, i përgjigjet Dogjanit: Po përdorni politikisht një dramë familjare, vrasjet në vend në minimum historik

13 February, 2025 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori fjalën në Kuvend sot pas interpelancës së kërkuar nga deputeti demokrat Asllan Dogjani, pas tragjedisë së ndodhur në Gjirokastër, ku një vajzë 17-vjeçare, Irsa Muçollari, u flijua për shkaqe dhe rrethana që dyshohet se lidhen me bullizimin e të ndjerës, si dhe situata social-ekonomike.

Kreu i dikasterit shprehu habinë për arsyen e interpelancës nga deputeti i PD, duke kujtuar se ngjarja fatkeqe nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit dhe institucionin që ai drejton, teksa kujtoi se opozita po e përdorte politikisht një dramë familjare.

Ai renditi nismat, projektet dhe reformat e ndërmarra, që nga “Smart City”, implementimi i teknologjisë për rritjen e rendit dhe sigurisë, si dhe shifrën rekord të minimumit të vrasjeve të vitit të kaluar, vetëm me 35 të tilla.

Deputeti Dogjani në interpelancën e kërkuar vuri theksin te krimi i organizuar, gjendja e sigurisë së jetës dhe faktin e rrethanave se si një 17-vjeçare sipas tij, u vra për shkak te “një kryeministri jo normal dhe të korruptuar, kreu i një organizate kriminale”.

“Nuk e kuptova fare arsyen e thirrjes së interpelancës së Dogjanit, megjithatë unë jam i gatshëm të përgjigjem këtu për çdo pyetje si autoriteti më i lartë i institucionit të rendit dhe sigurisë në vend. Garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë janë prioriteti kryesor i qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Por duke qenë punë komplekse, ka nevojë edhe për përmirësime.

Si bashkëpunimi me partnerët, përmirësimi i ligjit, të drejtës penale, teknologjia e sofistikuar dhe implementimi i saj. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, është tragjedi familjare, dramë familjare, e marrë nga njerëz të thjeshtë dhe të rënduar psikologjikisht. Ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale. Nuk mund të bëjmë politikë me këtë dramë familjare dhe jetë. Nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shiffrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit.

Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe”, tha Hoxha. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË KUVEND/ Gogu - opozitës: Ju keni hallin e Primareve, ndaj prishni seancën! Jeni familja e dhunës që digjni gjithçka...
Previous article RAMA SËRISH NË BASHKINË E TIRANËS/ Takim me 5 nënkryetarët. Porosia e kryeministrit

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT