• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Përplasje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar
Home
Rajon

E RËNDË/ Përplasje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar

11 February, 2025 s.autor Rajon

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e të hënës në Çair të Shkupit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Viktima e këtij incidenti është Hebib Bunjaku, 35 vjeçari me origjinë shqiptare nga Shkupi. Dyshohet se motivet e përplasjes mes të rinjve janë të natyrës banale.

“Më 11 shkurt 2025, në orën 00:06, është bërë denoncimi në SPB Shkup nga spitali ‘Shën Naumi i Ohrit’, ku është raportuar se dy persona, H.B. (35) dhe A.D. (35), të dy nga Shkupi, kishin mbërritur me lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pas ndihmës mjekësore, H.B. ka humbur jetën, ndërsa A.D. ka marrë ndihmë dhe është ndaluar për mjekim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në RMV.

Në vijim të hetimeve, është konfirmuar se këta persona kishin marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit.

Po ashtu, për shkak të lëndimeve nga arma e zjarrit, në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe një tjetër person tjetër me inicialet N.D.

Policia ka vijuar hetimet dhe në orën 01:40 ku ka arrestuar disa persona. Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, janë arrestuar shtetasit B.B. (39), N.D. (22), R.R. (41) dhe K.T. (28), të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELON MUSK KËRKON TË MARRË KONTROLLIN E CHATGPT/ Ofron 100 miliardë dollarë për ta blerë
Previous article "PSE KOPJON LUIZIN"/ Gjesti-Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT