• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BRIKEN SANAJT/ Prokuroria përfundon hetimet, çon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të pandehurit e tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I BRIKEN SANAJT/ Prokuroria përfundon hetimet, çon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të pandehurit e tjerë

10 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Vladimir Kolën dhe katër persona të tjerë.

Kola po hetohet për vrasjen e Briken Senajt në kompleksin “Kodra e diellit”. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.Gjithashtu për gjykim janë dërguar dhe 4 shtetas të tjerë, Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas prokurorisë, vëllai i Briken Sanajt është konfliktuar në vitin 2012 me vëllezërit e Vladimir Kolës, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Nga hetimet ka rezultuar se atentatori ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Më pas Vladimiri ka blerë një automjet duke përdorur targat e një makine tjetër, që pas vrasjes së Briken Sanajt u gjetur e djegur në fshatin Domje.

Njoftimi:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin V.K., për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ shtetasin V.K. për vrasjen e shtetasit B.S. në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30.10.2022.

Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dhe katër shtetasit e tjerë, Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.

Nga hetimet e procedimit penal nr.7911, 2024 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Në përfundim të hetimeve mbi ngjarjen e tetorit 2022 ku shtetasi B.S. u qëllua me armë zjarri, këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në konkluzionin se i pandehuri V.K., ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së shtetasit B.S. është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkon dërgimin në gjyq për të pestë të pandehurit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLANI I SUEL ÇELËS/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë
Previous article CIRKU KOMBËTAR/ Kartolina e repertorit për 65-vjetor! Shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT