• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
CIRKU KOMBËTAR/ Kartolina e repertorit për 65-vjetor! Shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave
Home
Kulturë

CIRKU KOMBËTAR/ Kartolina e repertorit për 65-vjetor! Shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave

10 February, 2025 s.autor Kulturë

“Kartolinë për 65-vjetor” titullohej shfaqja e Cirkut Kombëtar, që erdhi këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës. Një përmbledhje e numrave më të mirë të Cirkut ndër vite, me numra akrobacie, shpejtësie, kënge, balet etj, solli në sallën plot prindër e fëmijë. Shfaqja erdhi nën drejtimin regjisorial të Pavli Sallatës, nën kujdesin e drejtueses artistike Olta Ahmetaj dhe drejtoreshës së Cirkut, Jehona Varfi.

“Sapo kemi mbaruar shfaqjen. Jemi shumë të lumtur që publiku, fëmijët, prindërit vazhdojnë ta frekuentojnë Cirkun. Jemi të lumtur. Jemi në lëvizje, duke bërë aktivitetin e Cirkut ku të mundemi, ku ka publik që na do dhe pse jo, presim për një çadër, siç e kemi pasur më parë.”, – thotë Klaudia Duro, artiste e Cirkut.

“Është një nga përmbledhjet më të mira të të gjithë numrave të viteve të Cirkut me regjisor Pavlli Sallata. Shpresoj të na ndiqni edhe në shfaqje të tjera që do të bëjmë. Do të jemi në lëvizje në Tiranë dhe shpresojmë dhe në gjithë rrethet e tjera dhe me projekte të tjera.”, – vijon artistja Sabina Troshku.

“Është një shfaqje jo vetëm për grupmoshat e vogla, por edhe për moshat më të mëdha, për të rinjtë që mund të vijnë dhe të shijojnë të gjihtë numrat që kanë virtytet dhe disiplina të ndryshme, ku secili mund të gjejë veten. Ne i mirëpresim të gjithë te shfaqjet që kemi te Teatri Kombëtar dhe te Teatri i Kukullave.”, – shprehet artisti Xhejms Kodra.

Nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’, do të shënonte momentin e lindjes së Cirkut Shqiptar.

Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale.

Prej kohësh tashmë, artistët e Cirkut Kombëtar nuk kanë një shtëpi të tyren, duke u detyruar t’i realizojnë shfaqjet në ambiente të ndryshme, siç po ndodh aktualisht në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BRIKEN SANAJT/ Prokuroria përfundon hetimet, çon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të pandehurit e tjerë
Previous article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve! Vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT