• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATET E REJA/ Numërohen mbi 50% të votave Kosovë
Home
Rajon

REZULTATET E REJA/ Numërohen mbi 50% të votave Kosovë

9 February, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.

Tashmë janë numëruar 50.89% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 37.5% të votave. Me këtë rezultat partia e Albin Kurtit ndalet në 41 mandate në Kuvend.Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 29.8% të votave që do të përktheheshin në 33 mandate në Kuvend.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.29% të votave ose 18 mandate në kuvend.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 7.92% të votave duke u dhënë 8 ulëse në parlament.

Ky është rezultati i 1289 kutive nga 2533 që janë gjithsej. Ka ende shumë vota për t’u numëruar pasi këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.

Faqja online e KQZ-së së Kosovës ku shfaqen rezultatet është mjaft e ngadaltë dhe ka pasur disa herë bllokime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të hyrë në platformën e rezultateve. Kjo ka shkaktuar mbingarkesë në sistem.

“Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”, – tha Elezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOALICIONI YNË DO FORMOJË QEVERISJEN TONË TË 3-TË"/ Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: Fitoi Vetëvendosja
Previous article NUMËROHEN 23% E KUTIVE TË VOTIMIT/ Vetëvendosja udhëheq bindshëm me mbi 55%

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT