• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ: Pjesëmarrja mbi 28% deri në orën 16:00, procesi pa probleme
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ: Pjesëmarrja mbi 28% deri në orën 16:00, procesi pa probleme

9 February, 2025 s.autor Rajon

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se deri në këtë orë në zgjedhjet që po mbahen në Kosovë, kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar.

Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 32.32%, që përkon me 567,934 votues.

“Deri në orën 15 kanë votuar 28. 32 për dina po 558 mijë e 246 votues nga 1,970,944. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 kishin Votuar 32.32 për qind, apo 567 mijë e 934votues”, ka thënë Radoniqi.

Kosova po mban votimet, ku qytetarët do të zgjedhin qeverinë e tyre të re për 4 vitet e ardhshme. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Qendrat e votimit janë hapur të gjitha dhe pa problematika në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Rreth 100 mijë të rinj dhe të reja do të votojnë për herë të parë. Numri total i votuesve është 2.075.868, përfshirë 1.970.944 votues brenda Kosovës dhe 104.924 jashtë saj. Lidhur me votimet e diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%.

Në këtë garë për përbërjen e re të Kuvendit, do të marrin pjesë 28 subjekte politike, përfshirë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 lista qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, me 120 ulëse që do të formojnë Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët kryesorë për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zgjedhjet do të monitorohen nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë dhe do të sigurohen nga forcat e sigurisë, përfshirë më shumë se 200 ushtarë italianë të KFOR-it dhe mijëra policë të Kosovës.

KQZ: Pjesëmarrja 17.36 % deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00, ku dalja në zgjedhje ka arritur në 17.36 %. Nga gjithsej 1.970.944 votues të regjistruar, 342.104 prej tyre kanë votuar deri në orën 15:00.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav i ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës. Thirrjen ai e ka bërë teksa ka vizituar një vendvotim në Vushtrri.

“BE-ja ka vendosur misionin për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar ai në X’.

KQZ: Votuan mbi 73% e diasporës

Të gjitha selitë fizike të ngritura në përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në botë kanë përmbyllur procesin e votimit. Të fundit që përmbyllën procesin e votimit ishin Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata e Kosovës në New York. Votimi në këto përfaqësi diplomatike u zhvillua një ditë para datës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, për shkak të ndryshimeve në orën lokale në SHBA, procesi i votimit u hap dje dhe mbyll sipas orarit të përshtatur ditën e sotme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga 20.324 qytetarë me të drejtë vote, 15.552 prej tyre votuan, duke shënuar një pjesëmarrje prej 73.56%. Në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, procesi i votimit u zhvillua në 32 konsullata dhe ambasada të ndryshme në mbarë botën. Konsullata e Kosovës në Mynih ishte vendi me pjesëmarrjen më të lartë, ku votuan 1.521 qytetarë, pasuar nga Konsullata e Kosovës në Duzeldorf, ku votuan 1.560 qytetarë. Konsullata e Kosovës në Cyrih ka regjistruar gjithashtu 1.470 votues.

Bashkatdhetarët e Kosovës patën mundësinë të votojnë në 43 vendvotime të hapura në ambasada dhe konsullata të Kosovës në mbarë botën, duke kontribuar në procesin zgjedhor për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESMARRJA E ULËT NË ZGJEDHJET E KOSOVËS/ Kurti: Sot “Dita D” e demokracisë, dilni e votoni
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Fotografoi fletën e votimit, ndalohet një grua serbe në Zveçan

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT