• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA VOTON NESËR PËR KRYEMINISTRIN E RI/ Nga hapja e qendrave te shpallja rezultatit, detajet e procesit
Home
Rajon

KOSOVA VOTON NESËR PËR KRYEMINISTRIN E RI/ Nga hapja e qendrave te shpallja rezultatit, detajet e procesit

8 February, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Qytetarët e Kosovës do të vendosin nesër se kush do t’i drejtojë edhe për 4 vite të tjera. Këto do të jenë zgjedhjet e 9-at që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Materialet janë shpërndarë në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahen në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda në Kosovë, është: 1,970,944.

Në dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore në Kosovë fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00, dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Ndërkohë sot ka nisur votimi në diasporë. 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës janë kthyer të shtunën në qendra votimi, në të cilat më shumë se 20 mijë emigrantë të regjistruar kanë mundur të votojnë.
Por kush do t’i fitojë zgjedhjet? Qendra për Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar pak ditë më parë sondazhin e fundit, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK. Më konkretisht PDK – 16.8%, LDK – 14.2%, AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6% dhe Lista për Familjen – 3.5%.

Ndryshe nga fushatat e tjera, në këtë zgjedhje ka pasur shumë tension, akuza dhe kundërakuza. Pjesë e debatit u bë dhe Richard Grenell, i cili ka sulmuar Albin Kurtin duke lobuar kundër tij. Por kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës? Këtë do ta mësojë me shumë mundësi nesër në mbrëmje, pasi KQZ ka deklaruar se rezultati do të dalë para mesnatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO MBLEDHIM PROVAT"/ 3 efektivët e lënduar në protestë, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës
Previous article TRAGJIKE NË KORÇË/ Humb jetën puntori në një gurore

s.autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT