• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO MBLEDHIM PROVAT”/ 3 efektivët e lënduar në protestë, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës
Home
Aktualitet
Kronikë

“PO MBLEDHIM PROVAT”/ 3 efektivët e lënduar në protestë, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës

8 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku militantët qëlluan edhe me kapsolle. Tre efektivët janë shtruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë. Tre policët u vizituan në spital nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi dhe Zëvendësdrejtori i Rendit

“Sot në mbrëmje, gjatë protestës së thirrur dhe organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, të vendosur me shërbim para selisë së Kryeministrisë, janë lënduar tre punonjës të Policisë së Shtetit.

Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë. Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve”, njofton policia.

Ndërkohë, Policia e Tiranës njofton se po mblidhen të gjitha të provat dhe pamjet filmike për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan efektivët.

“Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË TIRANË/ Një person tenton të vetëdigjet pranë një karburanti
Previous article KOSOVA VOTON NESËR PËR KRYEMINISTRIN E RI/ Nga hapja e qendrave te shpallja rezultatit, detajet e procesit

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital Aktualitet

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT