• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NGRIU FONDET E SPAK/ Reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike…
Home
Politikë

TRUMP NGRIU FONDET E SPAK/ Reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike…

6 February, 2025 s.autor Politikë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me pezullimin e përkohshëm të fondeve të ndihmës së huaj të SHBA-së, që preku edhe institucionet shqiptare, përfshirë SPAK-un. Pavarësisht këtij vendimi nga administrata e re e Presidentit Trump, BE-ja konfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe veçanërisht për SPAK-un.

Në një deklaratë të ndarë për mediat, BE thotë se ka qenë dhe mbetet një nga kontribuuesit kryesorë për reformën në drejtësi në Shqipëri. Që nga nisja e reformës në vitin 2016, BE-ja ka intensifikuar mbështetjen e saj, duke ofruar mbi 50 milionë euro asistencë teknike dhe financiare, për të forcuar institucionet e reja të drejtësisë. Delegacioni i Bashkimit Europian thotë se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen, përmes fondeve të tjera si Mekanizmi i Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

“Kemi marrë dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.

BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri. Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve

Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE.

Bashkimi Europian një vëmendje të veçantë i ka kushtuar SPAK, ku sqaron se ka financuar asistencën teknike për këtë institucion përmes projekteve EU4LEA dhe EU4FOCAL, me një buxhet mbi 8 milionë euro. BE thotë se SPAK ka dhënë rezultate konkrete në në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, përfundon deklarata.

SHBA ka ngrirë fondet për vendet e huaja për një periudhë 90 ditore menjëherë sapo Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Nga ky dekret u prekën edhe institucionet shqiptare, SPAK, e tjera të drejtësisë, të gjitha ministritë, Kuvendin e bashkitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKANDALI MË I MADH"/ Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID, ja mediat që kanë financuar demokratët me këto para
Previous article U NDA NGA LEDRI VULA/ A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

s.autor

Postime të ngjashme

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT