• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON FOTON E USAID PËR BALLKANIN/ Grenell: OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë për katër vite
Home
Politikë

PUBLIKON FOTON E USAID PËR BALLKANIN/ Grenell: OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë për katër vite

4 February, 2025 s.autor Politikë

OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID! Richard Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon

I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.

Në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë.

Shifrat e USAID

Kosova: 537 million $

Bosnje Hercegovina: 402 million $

Macedonia e Veriut: 290 million $

Serbia: 209 milion $

Shqipëria: 189 milion $

Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë. Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të “do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim” nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një “organizatë kriminale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA/ Rëndohet bilanci i sulmit me armë në shkollën suedeze, konfirmohen 10 të vdekur
Previous article E PËSON KEQ/ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT