• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, merr udhëheqjen e USAID-it
Home
Nderkombetare

SHBA/ Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, merr udhëheqjen e USAID-it

3 February, 2025 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të administratorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Gjatë një deklarimi për media, Rubio tha se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” dhe ato, sipas tij, do të jenë pjesë e politikës së jashtme amerikane, por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.

“E kam thënë shumë qartë gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin tim se çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë, ai program do të jetë në linjë me interesat kombëtare të SHBA-së. USAID-i ka një histori të injorimit të kësaj dhe ka vendosur që, disi është një organizatë bamirëse globale, e ndarë nga interesat kombëtare. Këto janë para të taksapaguesve”, deklaroi kryediplomati amerikan më 3 shkurt gjatë vizitës në El Salvador, raporton REL.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash për shkurtime të shpenzimeve qeveritare.

Organizatat humanitare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se një vendim i tillë mund të ketë pasoja katastrofike.

Në krye të nismës për mbylljen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është Elon Musk, i emëruari i Trumpit për ulje të shpenzimeve qeveritare.

Musk pretendon se administrata mund t’i ulë shpenzimet për 1 trilion dollarë, dhe gjithë lëvizjen e tij e përshkruan si betejë kundër korrupsionit.

Punëtorët e USAID-it kanë pranuar një njoftim se selia e agjencisë në Uashington do të jetë e mbyllur për personelin, më 3 shkurt, “me vendim të udhëheqjes së agjencisë”, kanë raportuar mediat amerikane, si CNN dhe Associated Press, duke cituar disa burime të veta.

Uebfaqja kryesore e USAID-it, agjenci që sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ofron më shumë se 40 për qind të të gjithë ndihmës humanitare në botë, ka qenë jashtë funksionit, ndërsa vetë Trump ka pretenduar se agjencia është “udhëhequr prej një grupi të çmendurish radikalë”.

“Jemi duke i larguar ata dhe do të marrim një vendim”, për të ardhmen e USAID-it, u ka thënë ai gazetarëve, më 2 shkurt.

Komentet e Trumpit pasojnë raportimet e mediave, si CNN dhe Reuters, se dy zyrtarë të lartë të sigurisë së USAID-it janë pushuar përkohësisht nga puna, pasi kanë tentuar t’i parandalojnë përfaqësuesit e Departamentit për Efikasitet Qeveritar (DOGE) që të kenë qasje në sistemet kompjuterike të agjencisë.

DOGE është organizatë e themeluar nga Trumpi dhe e udhëhequr nga Musku.

Vetë Musk e ka përshkruar USAID-in si “organizatë kriminale”, dhe ka thënë se është “koha që ajo të shuhet”, ndonëse agjencia menaxhon dhjetëra miliarda dollarë që miraton Kongresi amerikan si ndihmë jashtë kufijve të SHBA-së.

Një grup i demokratëve në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë i ka dërguar më 2 shkurt një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me veprimet e administratës Trump, e cila është duke shënjuar një agjenci që, sipas tyre, është themeluar “për të garantuar që mund të dërgojmë ekspertizë zhvillimore dhe ndihmë përtej kufijve shpejt, sidomos në periudha krizash, për t’i arritur synimet tona për siguri kombëtare”.

Departamenti amerikan i Shtetit, nën udhëheqjen e Rubios, ka marrë vendim, më 24 janar, për t’i ngrirë frondet e reja për pothuajse të gjitha programet për asistencë të huaj, në kuadër të zotimeve të Trumpit për të pasur çdo program në linjë me politikën e tij të jashtme.

Rubio, pasi ka marrë detyrën, muajin e kaluar, ka thënë se “çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë, dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justufikohet me përgjigje ndaj tri pyetjeve të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”.

Në urdhrin ekzekutiv të Trumpit është bërë thirrje për pauzë 90-ditore në gjithë ndihmën, me qëllim të vlerësimit të efikasitetit dhe “konsistencës që ka ndihma me politikën e jashtme amerikane”. Urdhri, megjithatë, i mundëson Rubios që të bëjë përjashtime të vogla për “programe specifike”.

Grupet humanitare dhe organizatat joqeveritare në gjithë botën kanë ngritur shqetësime për fatin e USAID-it, pas urdhrit ekzekutiv të Trumpit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHEN AUTOMATIKISHT PERIUDHAT E PUNËSIMIT PARA VITIT '94/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30.000 qytetarë
Previous article "DISKUTIMET PO SHKOJNË SHOKOJNË SHUMË MIRË"/ Trump flet për negociatat me Moskën dhe Kievin për fundin e luftës

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT