• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË CAPITOL/ Agjentët e FBI urdhërohen të japin sqarime për rolin e tyre në hetime
Home
Nderkombetare

SULMI NË CAPITOL/ Agjentët e FBI urdhërohen të japin sqarime për rolin e tyre në hetime

3 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Punonjësit e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) u urdhëruar të dielën të deklarojnë se cili ishte roli i tyre në hetimet mbi sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, bazuar në një listë të pyetje të detajuara. Një masë e tillë ka rritur shqetësimet në këtë agjenci për një valë të re shkarkimesh.

“Unë dhe të tjerët që morën këtë pyetësor, kemi shumë pikëpyetje dhe shqetësime, që po mundohemi t’u japim përgjigje”, shkruante në një email gjatë fundjavës ndihmës-drejtori i Divizionit për Hetime Penale në selinë e FBI-së, Chad Yarbrough. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ ka arritur të shohë përmbatjen e emailit.

Lista e pyetjeve, e parë nga Reuters, udhëzon punonjësit të shënojnë pozitën që kanë, rolin e mundshëm në hetimet mbi 6 janarin si dhe nëse kishin patur ndonjë rol mbikëqyrës ndaj ketyre hetimeve.
Zoti Yarbrough u tha punonjësve se ata duhet t’i përgjigjen pyetësorit deri të hënën në orën 15 me orën lokale të Uashingtonit.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove shkarkoi të premten tetë zyrtarë të lartë të FBI-së si dhe shefat e degëve të agjencisë në Majami dhe Uashington.

Një shkresë tjetër e shkruar nga zoti Bove të premten kërkonte nga FBI-ja që deri të martën në mesditë t’ia dërgojë atij listën e plotë që përfshin secilin punonjës që ka hetuar rastet e 6 janarit, si dhe të gjithë atyre që kanë hetuar mbi një çështje penale të ngritur vitin e kaluar, ndaj drejtuesve të grupit militant Hamas në lidhje me luftën në Gazë.

Javën e kaluar, zoti Bove shkarkoi mbi dhjetë prokurorë karriere të Departamentit të Drejtësisë që kishin punuar në dy çështjet penale të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith ndaj zotit Trump, njëri prej të cilëve lidhej me veprimet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tjetri mbi dyshimet për zotërim të paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare. Të dyja çështje janë mbyllur tashmë.

Zëdhënësi i FBI-së nuk pranoi të komentonte rreth pyetësorit.

Demokratët dhe kritikët e tjerë thonë se ekipi i Presidentit Trump po ndërmerr një mision spastrimi të zyrtarëve të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, të cilët ishin të angazhuar në çështjet penale ndaj zotit Trump dhe ndaj protestuesve të 6 janarit.

Në ditën e parë në detyrë, më 20 janar, Presidenti Trump u shkurtoi dënimet 14 personave të përfshirë në sulmin ndaj Kapitolit si dhe fali gjithë të tjerët, përfshirë ata që sulmuan policët.

Drejtori në detyrë i FBI-së, Brian Driscoll përmes një emaili të premten drejtuar personelit dha detaje mbi urdhrin e zotit Bove, duke thënë se kërkesa “përfshin mijëra punonjës të cilët mbështetën këto hetime”.

“Unë jam njëri nga ata punonjës, sikurse zëvendës-drejtori në detyrë Robert Kissane”, shkroi ai.

Pavarësisht njoftimeve për shkarkime të tjera në FBI, sipas emaileve dërguar nga Shoqata e Agjentëve të FBI-së dhe nga ndihmës-drejtori i FBI-së që drejton zyrën në Nju Jork, të cilat janë parë nga agjencia Reuters, askujt tjetër nuk i është kërkuar dorëheqja.

Megjithatë, disa punonjës filluan t’i zbrazin tavolinat e tyre të punës të premten mes shqetësimeve se mund t’u vijë radha për shkarkim, sipas një letre të Shoqatës së Agjentëve të FBI-së.

“Sot e gjejmë vetëm mes të një beteje personale, duke parë profesionistë të mirë që po përcillen jashtë ndërtesës së FBI-së dhe të tjerët që po vendosen në shënjestër për shkak se e kryen punën e tyre në përputhje me ligjin dhe politikat e FBI-së”, shkroi zoti Dennehy të premten, duke thënë se ai e vlerëson përpjekjen e zotit Driscoll dhe zotit Kissane për “të luftuar për këtë organizatë”.

Sipas zotit Dennehy përpos një grupi të caktuar të personave që ishin përmendur në letrën e zotit Bove, “ASKUJT nuk i është thënë se duhet të largohet aktualisht”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOL SE ISHTE DHUNUAR NË NJË LOKAL/ Reagon Luiz Ejlli: Lajm i pavërtetë! S'keni as etikë as moral
Previous article "TRUMP ËSHTË DAKORD QË AGJENSIA TË MBYLLET"/ Punonjësit e USAID marrin e-mail: Mos dilni në punë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT