Kreu i PL Ilir Meta, foli nga burgu edhe i takon deklaratave të Arben Ahmetajt. Sipas tij, Ahmetaj është i gatshëm të dëshmojë në gjykata ndërkombëtare lidhur me megaaferat e qeveërisë.
Ai tha se nuk mund ta largojë dot asnjë nga poltika, as kryeministri Rama dhe as kreu i SPAK Altin Dumani.
‘Deklarata e Ahmetaj tha se do të dëshmoj para çdo gjykata ndërkombëtrare për korrupsion e shfrenuar për megaferat. Unë ju kërkoj angazhim, që të largojmë këtë regjim antikombëtar. 11 maji mundësi historike për të larguar atë, që ka mbjellë mjerimin në vend. Ilir Metën nuk e largon nga politika as Rama, as Dumani, askush, do të zgjidhem deputet nga qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata që do të votojnë kudo në diasporë. Ju kërkoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja, që t’i japim fund kësaj drame dhe të arkivojmë këtë Rilindje, që ishte drama më e madhe për popullin shqiptar. Kauzat tona janë të shenjta për popullin shqiptar’, tha ai.
Gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen sa më parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë”, theksoi Meta.


