• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËN HETIM/ Meloni: Gjyqtarë që duan të bëjnë punën e qeverisë
Home
Nderkombetare

NËN HETIM/ Meloni: Gjyqtarë që duan të bëjnë punën e qeverisë

30 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ftuar në eventin La Ripartenza, në Milano, të organizuar nga gazetari Nicola Porro, foli për hetimin e nisur ndaj saj lidhur me lirimin nga burgu të gjeneralit libian, Osama Almasri.

Qartë e irrituar nga nisja e hetimeve, Meloni shpërtheu ndaj sistemit të drejtësisë duke shtuar se ky veprim është i dëmshëm për Italinë.

“Ajo që po ndodh është e dëmshme për kombin, për mundësitë e tij dhe kjo më çmend mua. Bota është rikthyer të fokusohet në Itali, në bizneset tona, diçka ka ndryshuar. Ka një qeveri që po përpiqet të krijojë kushte besueshmërie dhe stabiliteti. Në këtë skenar dje e gjej veten në faqen e parë të Financial Times me lajmin se jam hetuar dhe nëse në Itali qytetarët e kuptojnë në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh”, tha Giorgia Meloni, raporton “Corrier Della Sera”.
Më tej ajo shpërtheu në sulme ndaj sistemit gjyqësor, teksa theksoi se edhe pse jo të zgjedhur nga populli, disa prej tyre duan të diktojnë politikat që duhet të ndjekë qeveria në fusha si industria, mjedisi, emigracioni e të tjerë. Meloni shtoi se nëse këto gjyqtarë duan të përfshihen në politikë, le të marrin pjesë në zgjedhje.

“Le të marrim se çfarë bën një pjesë e vogël e gjyqësorit. Disa gjyqtarë, duan të vendosin politikat industriale, mjedisore dhe të imigracionit, si dhe të reformojnë drejtësinë. Ata duan të sundojnë. Por ka një problem, nëse unë bëj një gabim italianët më dërgojnë në shtëpi, nëse ata bëjnë një gabim askush nuk mund të bëjë apo të thotë gjë. Në asnjë vend tjetër të botës gjërat nuk funksionojnë kështu; Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, duhet të kandidojnë për poste. Unë nuk do të lëshoj asnjë centimetër derisa të di që shumica e italianëve janë me mua”, tha Meloni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHIJENI NGA TELEFONI/ Virusi që përgjon pajisjet, ja aplikacionet që e përhapin atë
Previous article DUHET T'I SHIHNI PATJETËR KËTO FOTO/ Si të gjeni çantën perfekte për përditshmëri, pa harxhuar shumë para

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT