• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 12-VJEÇARIT NË QSUT/ Mjekja kallëzon nënën e të miturit: Më ka dhunuar brenda spitalit
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E 12-VJEÇARIT NË QSUT/ Mjekja kallëzon nënën e të miturit: Më ka dhunuar brenda spitalit

28 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një mjeke në Spitalin Pediatrik në Tiranë ka kallëzuar në polici se nëna e Leo Sadikajt, e ka dhunuar.

Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në Prokurori për nënën e të miturit, që humbi jetën disa ditë më parë.

Nëna pretendon se mjekja ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nëna e 12-vjeçarit, Roveta Sadiku në deklaratat e saj për mediat ka hedhur akuza ndaj mjekëve se kanë neglizhuar mjekimin e djalit të saj. Ajo tregon sesi në momentet e fundit, djali i saj i kërkoi që t’i qëndronte pranë dhe e ngushëllonte duke i thënë se nuk kishte asgjë.

“Leo kishte një djegie të paparë në trup dhe donte të zbulohej. Po digjej, kam zjarr më thoshte. Ia thamë doktoreshës por nuk bëri asgjë. Djali e pashë që i kishte duart e ftohta dhe goca ka marrë në një lokal ujë të ngrohtë që t’ia vinim në këmbë dhe duar. Në një moment Leo u ngrit i trembur. I thashë çfarë ke bir i mamit? Asgjë më tha mos ki frikë se asgjë nuk kam. Mos qaj se nuk ka asgjë, më tha djali. Më kërkoi të shtrihesha pas tij. I thashë është turp të keqen mami se ka njerëz. Mami të lutem shtrihu pas meje më lër të të puth, më puth, më shtrëngo fort po më thoshte djali. U shtriva pas djalit dhe po e përkëdhelja, nuk e dija që po i plotësoja dëshirat e fundit. Nuk zgjati shumë. Bëri një frymëmarrje jo të mirë.

I thërrita Leo bir çfarë ke? Më tha nuk mbushem dot me frymë. Lajmërova direkt, nuk erdhi doktoresha por erdhi një infermiere me një matës oksigjeni në dorë. Ia vendosi në dorë dhe matësi nuk punonte në dorën e Leos. Leo kaloi një krizë, i kërcyen sytë përpjetë. Në atë moment kemi thirrur si të marrë. Një zotëri ka ardhur nga një dhomë tjetër, na nxorrën me dhunë jashtë mua dhe tim vëlla. Kur më pa vëllai që po ulërija hyri me forcë. Një zotëri tjetër mori bombolën e oksigjenit, e vendosën aty dhe vetëm i thërrisnin Leo shtrëngo dajën, Leo mendo për mamin. I luteshim të bëhej i fortë, por Leon ma kishin shkatërruar, ma neglizhuan”, ka rrëfyer ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Sekuestrohen 20 mijë € në Portin e Vlorës, ku i kishte fshehur 56-vjeçari
Previous article ZONJA E PARË E SHBA-SË/ Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump

s.autor

Postime të ngjashme

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore Aktualitet

SHPEJTËSIA “FUNDOS” SHOFERËT NË KAVAJË/ 972 gjoba në një javë! Arrestohen 3 drejtues mjetesh, mijëra kontrolle në akset kryesore

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse Aktualitet

MES FLAKËVE NË MALLAKASTËR/ Avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona Aktualitet

MASHTRONIN TË HUAJT TË RIFITONIN PARATË E HUMBURA NË CALL CENTER/ Dërgohen për gjykim tre persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT