Është publikuar portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.
Imazhi i publikuar bardhë e zi, është shkrepur në rezidencë nga fotografja Regine Mahaux.
Në foto Melania ka veshur pantallona të zeza dhe një xhaketë me një këmishë të bardhë, ndërsa qëndron me duart e mbështetura në një tavolinë. Monumenti i Uashingtonit mund të shihet në sfond.
Seti fotografik u zhvillua më 21 janar, një ditë pas inaugurimit në vëndin e saj të preferuar në Shtëpinë e Bardhë zyrën ovale.
Mahaux një fotografe belge e njohur për portretet e familjes Trump, ka fotografuar gjithashtu Melanian gjatë mandatit të saj të parë.
Bashkëshortja e presidentit amerikan ishte një nga temat kryesore të mediave botërore pas inaugurimit të Trump, ku tërhoqi vëmendjen me kombinimet e saj të modës.


