• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E GËRDECIT/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E GËRDECIT/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore

28 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e radhës në gjyqin ndaj Dosjes Gërdeci ku i pandehur është marrë Fatmir Mediu, ky i fundit nuk u paraqit pasi sipas avokatëve ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizita mjekësore.

Kjo gjë solli debat në seancë ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij. Ish ministri paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej që duhet të kryej ekzaminime mjekësore.

Ndërkohë Prokurori Klodian Braho u shpreh se rekomandimi duhej të jepej nga mjeku i familjes dhe jo nga një spital privat në mënyrë që të njihej ligjërisht.

Në sallën e gjyqit Zamira Durda u shpreh se procesi duhet të merret seriozisht nga gjykata.

“Kush i tha atij të rrinte 10 orë në radhë për Trumpin”, u shpreh ajo.

Në seancën e radhës të caktuar më 12 shkurt ora 9:00 ekspertët do duhet të paraqesin në mënyrë të përmbledhur raportin për aktin tekniko ushtarak.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Gjyqi ndaj Fatmir Mediut vijon prej prillit 2023. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP DORËHEQJEN KRYEMINISTRI I DREJTËSISË/ Millosh Vuçeviç: Jam krenar për gjithçka kam bërë
Previous article RAMA I BESOI NJËSINË 5/ Vjen REAGIMI i parë nga Erion Braçe

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria Aktualitet

SLANDALI ME PUBLIKIMIN E VIDEOVE SEKSUALE/ Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen Aktualitet

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT