• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUSH VË SHUMË GOBA IKËN”/ Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S’dua sasi por…
Home
Breaking News

“KUSH VË SHUMË GOBA IKËN”/ Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S’dua sasi por…

27 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, e cilësoi situatën rrugore në Shqipëri më të mirë se vitet e kaluar, por sërish sipas tij, jo në nivelin që duhet të ishte.

Gjatë analizës së policisë rrugore për vitin e kaluar, Proda u kërkoi efektivëve që të mos përqendrohen në sasinë e gjobave, por të ndëshkojnë ata që përfshihen në ngjarje të rrezikshme rrugore.

“Shërbimi i Policisë Rrugore duhet të jetë model, në performancë, në komunikim, në profesionalizëm dhe në ndjenjën humane për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë. Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra. Dua cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Ai ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

Në fokus të shërbimeve të Policisë Rrugore të jetë evidentimi dhe ndëshkimi i atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrijnë deri në tri herë mbi normën e lejuar, atyre që kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të atyre që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Këto janë detyra prioritare për të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore dhe për ju shefat e sektorëve dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore. E gjithë Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, në krye të shërbimeve dhe jo të komandoni nga zyrat.

Proda tha se pret më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim,”ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.”

Ndër porositë që u la efektivëve të rrugores janë dhe

Përfshijini nxënësit në fushata ndërgjegjësimi për përdoruesit e rrugës, pasi janë konstatuar shkelje të shumta dhe nga këmbësorët apo nga ata që qarkullojnë me biçikleta, monopatina e motomjete, kryesisht gjatë natës, pa pasur shenja dalluese (fosforeshente).

Të jeni më aktivë, më prezentë në media, e cila për hir të së vërtetës është treguar përherë e gatshme të mbështesë iniciativat e Policisë së Shtetit në të mirë të komunitetit, si dhe të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë. Kush nuk do t’i përmbushë këto prioritete, do ta largoj pa hezitim nga strukturat e Policisë Rrugore.”

Analiza vjetore ka vijuar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe nga Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, të cilët kanë analizuar me detaje të gjithë dinamikën dhe problematikat e ndodhura përgjatë vitit 2024 dhe për masat që duhen marrë për përmbushjen e detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për përmirësimin e sigurisë rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJE PËR PRIMARET? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani “nuk gjen kohë” për emigrantët
Previous article TRAGJIKE NË POGRADEC/ I riu i jep fund jetës, dyshohet se kishte krijuar varësi nga droga

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT