Pas zjarrit që përfshiu garazhin e një pallati në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet është raportuar se 3 automjete janë shkrumbuar nga zjarri.
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.



