I arrestuar që prej Nëntorit 2024, nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për laboratorin e drogës në Fushë-Krujë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Shqipërisë ekstradimin e kolumbianit Ledezma Narveaz, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të goditur në Kolumbi nga DEA, në muajin nëntor 2023.
Referuar dosjes së amerikanëve, ai tentoi të trafikonte 1 ton kokainë drejt Floridës, sasi që ishte porositur nga një agjent sekret, i cili bëri në dy raste blerje të stimuluara prej tij. Narveaz dhe shqiptari Klodian Zaimi, i arrestuar në Kolumbi në nëntor me qëllim ekstradimi në SHBA, u futën në grackë nga një agjent i kamufluar.
Por teksa zhvillohet procesi për ekstradimin e tij, ai është nën hetim nga SPAK që e konsideron atë si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Republika Domenikame në Shqipëri.


