• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRAJTIM I RASTEVE TË RËNDA PËR FËMIJËT”/ Rama flet për partneritetin e QSUT me spitalin izraelit
Home
Politikë

“TRAJTIM I RASTEVE TË RËNDA PËR FËMIJËT”/ Rama flet për partneritetin e QSUT me spitalin izraelit

24 January, 2025 s.autor Politikë

Spitali izraelit “Sheba Medical Center” bëhet nga sot partneri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lidhur me këtë partneritet, Kryeministri Rama thotë se objektivi është që brenda 5 viteve, QSUT të bëhet një qendër ekselence për Shqipërinë dhe rajonin.

Teksa ka dhënë detaje lidhur me bashkëpunimin me spitalin izraelit, Kryemistri ka thënë se do i jepet shqiptarëve dhe rajonit mundësia e një realiteti për një shërbim shëndetësor ekselent. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama thotë se ambicia e këtij partneriteti është që QSUT të ngrejë në standarde evropiane dhe në praktikat më të mirë ndërkombëtare nivelin e menaxhimit.

Edi Rama: Një aspekt tjetër është ai i teknologjisë dhe investimeve në teknologji. Plan strategjik investimi në teknologji, ku Izraeli është një lider botëror. Spitali Sheba është një nga pararojat e zhvillimeve teknologjike në mjekësi. Edhe plani i investimeve në spital do të jetë i asistuar nga këshillat e miqve tanë në Izrael. E treta është nga njëra anë ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekët, për administratorët, për të gjitha nivelet e punës. Ndihma direkte për pacientë të caktuar duke pasur parasysh për një trajtim që duhet bërë gjetkë. Ka ndërhyrje që mund të bëhen në shumë pak vende të Evropës dhe të botës dhe jam mirënjohës për një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar rastet e rënda për fëmijët. Këto ndërhyrje do të bëhen edhe me përfshirjen e mjekëve të QSUT-së që do të jenë të pranishëm.
Një partneritet që kemi mundësinë që të mësojmë shumë gjëra dhe nga ana tjetër që t’i japim jo vetëm shqiptarëve por në të gjithë rajonin, mundësinë e një realiteti për një shërbim shëndetësor ekselent. Puna me Onkologjikun do të fillojë që sot. Ne po diskutojmë me lidershipin e spitalit për planin e zhvillimit të spitalit dhe kemi rënë dakord që qeveria do i përkushtohet planit në mënyrë serioze sepse në fund të ditës ai plan ka edhe një faturë dhe ne do të bëjmë gjithçka që atë faturë ta përballojmë. QSUT në 5 vitet e ardhshme, një qendër ekselence teknologjike. Ky është objektivi. Kjo është plotësisht e mundur sepse shumë gjëra që i kanë në spitalin e tyre, mund t’i vënë në dispozicionin tonë. Për blerjen e barnave dhe menaxhimit të tyre, ne do të krijojmë një praktikë shumë të mirë ndërkombëtare këtu. Në 5 vitet e ardhshme, ne ta krijojmë këtu kulturën e menaxhimit të kompleksit spitalor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET NJË AUTOMJET I DJEGUR NË ZALL HERR/ Dyshohet se u përkiste personave që vranë Lulzim Vishën
Previous article PAMJET E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në Elbasan, ja si janë shkatërruar makinat! Një person në gjendje të RËNDË

s.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT