• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MUND TË LEJOJMË FITOREN E RUSISË”/ Kreu i NATO-s paralajmëron: Triumfi i Moskës minon fuqinë e aleancës
Home
Nderkombetare

“NUK MUND TË LEJOJMË FITOREN E RUSISË”/ Kreu i NATO-s paralajmëron: Triumfi i Moskës minon fuqinë e aleancës

23 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj. Ai i bëri këto komente në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës. Aleanca, siç tha ai, duhet të angazhohet për ta ndryshuar “trajektoren e luftës” në Ukrainë.

NATO-ja po përforcon kufirin e saj lindor me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë në përpjekje për ta parandaluar Moskën që ta zgjerojë luftën në ndonjërin nga 32 shtetet anëtare të aleancë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj kërkoi nga shtetet anëtare të rrisin kontributet e tyre për mbrojtjen.“Duhet ta ndryshojmë trajektoren e luftës, e cila po vazhdon dhe deri më tani, siç e dini, vija e frontit po shkon në drejtimin e gabuar – po shkon drejt lindjes. Kjo po ndodh për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në shekullin 21 nuk mund të lejojmë që një shtet të pushtojë një shtet tjetër dhe përpiqet ta kolonizojë atë. Ato ditë janë të shkuara, të tejkaluara”, tha Sekretari Rutte.

Ai i bëri këto deklarata në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, nga ku këmbënguli se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të rrisin përkrahjen e tyre ndaj saj në përpjekje për të zmbrapsur Rusinë.

“Kostoja do të jetë jo miliarda shtesë, por triliona shtesë për t’ia kthyer NATO-s fuqinë e parandalimit në rast se Ukraina e humb luftën. Kostoja do të jetë shumë, shumë më e lartë se ajo që po e shqyrtojmë aktualisht sa i përket rritjes së shpenzimeve tona dhe prodhimit industrial (për mbrojtjen)”, deklaroi ai.

Në Evropë, shqetësimet rreth luftës në Ukrainë po shtohen mes njoftimeve që Presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë përpjekje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në kushte të cilat do të jenë të pafavorshme për Ukrainën.

Sekretari Rutte paralajmëroi kundër një skenari të tillë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje të keqe, ajo vetëm do të nënkuptojë se do ta shohim presidentin e Rusisë duke festuar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës dhe kjo për ne duhet të jetë e papranueshme. Do të ishte një gabim shumë i madh gjeopolitik, gabim trashanik”, shtoi ai.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, NATO-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të saj që të rrisin buxhetin e tyre ushtarak. Sipas zyrtarëve të aleancës, 23 nga 32 anëtarë të NATO-s pritet ta përmbushin objektivin për të kontribuar 2 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm të brendshëm në mbrojtje këtë vit./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM "I KUQ"/ Tornado dhe erë deri në 160 km/h, “stuhia e shekullit” pritet të godasë Britaninë dhe Irlandën
Previous article STUDIMI: Në një shekull, burrat janë bërë dyfish më të gjatë e të rëndë se gratë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT