• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ VENDIMI i gjykatës londineze për ekstradimin e “vëzhguesit” Steven Hunt
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ VENDIMI i gjykatës londineze për ekstradimin e “vëzhguesit” Steven Hunt

23 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e ekstradimeve në Londër i dha dritën jeshile drejtësisë shqiptare për të ekstraduar në vendin tonë një tjetër britanik, i përfshirë në grupin e survejimit që ndihmojë në vrasjes e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gjykata e ekstradimeve në Londër, e vlerësoi të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri edhe Steven Hunt. Avokatët e Steven Hunt, për të bllokuar ekstradimin, ngritën pretendimin se ai është diagnostikuar me një sëmundje onkologjike, pas arrestimit në Londër disa muaj pas vrasjes së Nikulajt. E për këtë, gjykatësi u dha kohë dhe nuk e mori një vendim më 27 Gusht 2024, kur lejoi ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës “City of Westminster Magistrate Court” shprehet në vendim se “Shqipëria ofron kushtet e duhura në paraburgim apo edhe burgje për persona të cilët vuajnë nga të tilla sëmundje”.

Do të jetë Gjykata e Lartë në Londër, ajo e cila do të thotë fjalën e fundit për ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt në muajt në vazhdim. Ndaj tyre, prokuroria e Lezhës ngriti akuza për vrasje në bashkëpunim.

Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutuesi Ardian Nikulajt, u ekstradua nga Maroku në Dhjetor 2023 dhe muajt e shkuar ndaj tij nisi procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës. E ndërsa prokuroria e Lezhës identifikoi grupin e survejimit, ardhur nga Anglia nën udhëheqjen e Edmond Haxhisë dhe tashmë ka në bankën e të akuzuarve vrasësin, hetimet në bashkëpunim me policinë britanike e më konkretisht atë të Birmingamit, janë përqendruar tek porositës e vrasjes.

Informacionet e mbledhura nga policia dhe prokuroria e Lezhës, sugjerojnë se për të realizuar këtë vrasje janë investuar rreth 1 milion euro nga ata të cilët ishin në gjak me familjen Nikulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LIGJET" PRO LETËRNJOFTIMIT DIGJITAL/ Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së
Previous article LAJM I MIRË/ Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025

s.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT