Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri, si dhe 10 mln dollarë kriptovaluta.
I ekstraduar në gusht 2024 nga Kosova, ai kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen “Plumbi i Artë 2”, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Çopja. Gjatë tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të vrarë Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas. 250 mijë euro për kapjen e tij 500 mijë euro për ta vrarë.
Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Çopja duke blerë pasuri në emër të tij, e familjarëve të Çopjave e të tij.


