• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIM ME TENDERAT/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në…
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZIM ME TENDERAT/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në…

15 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj, është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Dënimi i ish-kryebashkiakes është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove.

Balilaj, që qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate, u shpall fajtore për abuzim me dy tendera,

Gjithashtu, GJKKO ka dënuar me burg Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave në Bashkinë e Patosit, vartës të Balilajt.

Anisa Petani është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Enirjada Rizaj është dënuar me 1 vit burg dhe dënimi i saj është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Shkëlqim Beqiraj është dënuar me vit burg dhe dënimi i tij është konvertuar në 2 vjet shërbim prove, nën akuzën për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258.

Balili me vartësit e saj, i dhanë dy tendera firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 milionë lekë, në shkelje të ligjit. Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet dhe në bashkëpunim kanë shkelur barazinë për dy tenderat që konsistonin në ngritjen e mureve në rrugën Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.

Konkretisht gjatë hetimit për procedurat e prokurimit të tenderit për ndërtimin e murit mbajtës me gabiona me gurë në Dugas Breg, për shkak të rrëshqitjes së tokës me fond limit 6,758,853.92 lekë, Balilaj dhe Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, rezultonte se fitues duhej të ishte shpallur operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

Nga hetimi u provua se, e ish kryetarja ka paracaktuar fituesin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet, në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me hetimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë.

Edhe në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan
Previous article FRROK ÇUPI/ Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT