• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA VRASJA NË TIRANË/ Ekzekutoi Bujar Nasufin, autori ishte i maskuar si shpërnadrës picash…
Home
Breaking News

DETAJE NGA VRASJA NË TIRANË/ Ekzekutoi Bujar Nasufin, autori ishte i maskuar si shpërnadrës picash…

13 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20, kur viktima po kthehej në banesën e tij në rrugën “Myrte Zeneli”, pas largimit nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini”. Nasufi po udhëtonte me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri dhe u qëllua sapo mbërriti pranë banesës.

Sipas raportimeve, autori, i maskuar dhe i hipur në një motor si shpërndarës picash, e kishte ndjekur viktimën dhe priti momentin kur bashkëshortja e tij zbriti nga makina. Teksa 56-vjeçari po parkonte, autori qëlloi me pistoletë nga një distancë shumë e afërt. Nga gjashtë plumba të shkrepur, dy rezultuan fatalë për viktimën.

Policia nuk ka gjetur deri më tani ndonjë konflikt të hapur të viktimës, i cili njihej si person i qetë. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e konflikteve për pronat. Familja Nasufi, me origjinë nga Berati, ka vite që jeton në zonën e Selitës së Vogël dhe është pronare e disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Sipas deklaratave të familjarëve, pronat mes vëllezërve janë ndarë që herët dhe nuk ka pasur mosmarrëveshje.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorin dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij një person
Previous article PAS ORËVE TË GJATA PRITJEJE NË KAPSHTICË/ Lejohet kalimi i kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë!

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër Aktualitet

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT