Pas orëve të gjata pritjeje, pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kapshticës. Burime konfirmojnë se rruga tashmë është hapur dhe mund të kalojnë lirisht të gjitha mjetet.
Ankesat e shumta të udhëtarëve gjatë gjithë ditës, me mbi 3 orë pritje në radhë, duke ngritur edhe shqetësimin se Greqia në pjesën e saj i lejonte autobusët me pasagjerë, por nga Shqipëria jo, ka sjellë edhe reagimin pasditen e sotme.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, pala greke ndaloi fillimisht kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, e më pas të autobusëve nga Shqipëria, për shkak të reshjeve të dendura të borës. Dogana greke njoftoi se situata më e renduar ishte në zonën Grevena – Doganë. Për këtë arsye nuk u lejua kalimi i mjeteve.
Pas ndërprerjes se reshjeve është ndërhyrë për të pastruar boren dhe u lejua qarkullimi.


