• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I KRESHNIK FARRUKUT/ SPAK njoftim zyrtar: Furnizues me shumicë i kokainës në tregjet italiane, transportohej me kontejnerë nga Amerika Latine
Home
Breaking News

ARRESTIMI I KRESHNIK FARRUKUT/ SPAK njoftim zyrtar: Furnizues me shumicë i kokainës në tregjet italiane, transportohej me kontejnerë nga Amerika Latine

12 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka identifikuar disa nga personat e përfshirë në grupin që trafikonte drogë, i cili u godit në nëntor të 2024, gjatë një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Gjithashtu SPAK ka dhënë detaje për grupin, duke bërë me dije se shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, thotë SPAK, është bërë identifikimi i shtetasit, Kreshnik Faruku Budlla, anëtar i grupit të strukturuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

“Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjetër të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit

Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI ME DËBORË NË DIBËR/ Rruga e Arbrit e bllokuar nga reshjet e dëborës, problematike situata në Qafën e Ulzës
Previous article ZBULOJENI TANI/ Ekspertët tregojnë se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë avokado

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT