• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË LOKALIN NË FIER? Fëmija 9 vjeç pa të atin të mbuluar me gjak! Nëna u largua me të dashurin…
Home
Breaking News

ÇFARË NDODHI NË LOKALIN NË FIER? Fëmija 9 vjeç pa të atin të mbuluar me gjak! Nëna u largua me të dashurin…

11 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gledian Hoxhallari nga Fieri po lufton për jetën në spital, pasi një plumb po ia rrezikon seriozisht atë.

I dashuri i ish-gruas së tij ka qëlluar mbi të në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier, pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit. Të paktën, ky është versioni që ka mundur të mësojë policia pas më shumë se 6 ditësh nga krimi i rëndë. Fakti më tronditës është se në momentin e krimit, në tavolinë me ta gjendej edhe djali i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci.

40-vjeçari, Gledian Hoxhallari dhe ish-bashkëshortja e tij, Melisa Hoxhallari mësohet se prej 3 muajsh kishin hyrë në një proces divorci. Në seancat e para gjyqësore është vendosur edhe një lloj kalendari në lidhje me mbajtjen e fëmijës. Gjykata ka vendosur që deri sa të përfundojë divorci, djali do të qëndronte ditën me të atin dhe në mbrëmje me nënën.

Të dielën, përgjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar me të atin dhe në darkë, Hoxhallari ka telefonuar nënën e djalit dhe ka vendosur ta priste në një bar. Gruaja ka ardhur të marrë të birin bashkë me të dashurin e saj dhe sapo janë takuar, kanë nisur sherrin për kujdestarinë e djalit, i cili ka qenë i pranishëm në të gjithë skenën e sherrit. Pas debatit të ashpër, i riu që më pas u identifikua si Klement Beqaj, 25 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Hoxhallarin duke e lënë të plagosur në lokal.

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike. Hoxhallari mësohet se gjendet në Spitalin e Traumës, nën terapi intensive, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të krimit dhe të gruas, nënë e djalit 9 vjeç.
Policia njoftoi menjëherë që e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ishte vënë në ndjekje të tij, por ai ende nuk është vënë në pranga. Nga sa u mësua më vonë nga policia, që ka marrë edhe dosjen e divorcit të çiftit, bëhet me dije se Melisa e kishte kallëzuar më herët ish-bashkëshortin e saj për dhunë dhe se ndaj saj ekzistonte një urdhër mbrojtjeje, por ende nuk dihet se si është lënë që ata të takoheshin nga gjykata, ndonëse ndaj saj ishte lëshuar një urdhër. Sipas të dhënave të policisë së Fierit, mësohet se djali i vogël tashmë është në duart e gjyshërve të tij nga ana e të atit, ndërsa Klementi dhe Melisa janë të shpallur në kërkim për një sërë akuzash.

Sipas policisë, u mësua se ditën e mërkurë për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'PO PUNON MIRË ME PENSIONISTËT"/ Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Previous article KATASTROFA ME ZJARRET/ Los Angelos shpall emergjencën shëndetësore

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT