• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBRËMJA GALA “YJET E SPORTIT”/ Kryeministri Rama: Të shtojmë disiplinat sportive në shkolla
Home
Politikë

MBRËMJA GALA “YJET E SPORTIT”/ Kryeministri Rama: Të shtojmë disiplinat sportive në shkolla

9 January, 2025 s.autor Politikë, Sport

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbrëmjes ceremoniale të dedikuar sportistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, ‘Yjet e Sportit’, ka theksuar angazhimin e qeverisë për të vazhduar mbështetjen ndaj sportit.

Rama u shpreh se rezultatet e arritura këtë vit janë inkurajuese dhe parashikojnë një të ardhme edhe më të suksesshme për sportin shqiptar.“Kam parë bilancet e rezultateve dhe shumë kampionë në mosha të reja, çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim. Kjo, megjithatë, është një sfidë për buxhetin, pasi kemi marrë përsipër mbështetjen për kampionët,” deklaroi ai.

Kryeministri bëri gjithashtu një thirrje për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, dhe Ministrinë e Arsimit, duke kërkuar shtimin e disiplinave sportive në shkolla.

“Shtimi i disiplinave sportive do të forcojë jo vetëm edukimin, por edhe ndikimin pozitiv të sportit në jetën e të rinjve,” nënvizoi Rama.

“Dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit, duke sjellë në rritje kontributin financiar, do ta rrisim më tutje. Kam parë bilancet e rezultateve dhe shumë kampionë në mosha më të reja, çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje për kampionet.

Por të jeni të sigurt që do të qëndrojmë me dinjitet në këmbë dhe do ti përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra. Ndërkohë do ti bëja thirrje Fidel Yllit që në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit të shtojë disiplinat në shkolla.

Nuk kanë kosto të mëdha, nuk janë po aq kërkuese, por janë të dosidoshme. Të kemi sa më parë në shkolla, shahun, mundjen, peshëngritjen, të gjitha disiplinat. Do të shtojnë vlerën edukative dhe vlerën e sportit në jetën e të rinjve. Do ta mbështesim KOKSH me të gjitha forcat tona”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOS ANGELES E "PUSHTUAR" NGA FLAKËT/ Zjarri u afrohet qendrave të banuara, panik mes qytetarëve
Previous article LARA CORTURI U RENDIT E DYTA NË BOTËRORIN E SKIVE/ Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT