Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të 2025. Ata mbaheshin në Burgjet Bujqësore të Kassavetias, prej ku edhe u arratisën mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025). Sipas informacioneve, policia greke (EL.AS) po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata.
Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë. Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet se janë bashkë.
Arratisja e kriminelëve
Dy burrat janë dënuar me shumë vite burg (madje edhe me burgim të përjetshëm) për një sërë grabitjesh, zjarrvëniesh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve.
Dy burrat, të dy 41 vjeç, janë dënuar për një sërë krimesh të rënda, si grabitje, tentativa vrasjeje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Dënimet e tyre përfshijnë shumë vite burg dhe burgim të përjetshëm, çka tregon rrezikun e lartë që ata përbëjnë për sigurinë publike./ Protothema


