• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja, arrestohet 31- vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja, arrestohet 31- vjeçari

5 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar 31-vjeçarin Gentjan Merkaj, pasi tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja.

Merkaj, kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes, ndërsa dyshohet se automjeti do të përdorej për ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të karroatrecit, Policia gjeti dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës.

“Vlorë/ Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet vjedhja e një automjeti në fshatin Panaja.

Tentoi të vidhte një automjet duke përdorur karroatrecin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga autori, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.

Falë reagimit të shpejtë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, koordinuan veprimet për të parandaluar një vjedhje në fshatin Panaja. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Panaja, gjatë mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Ford Focus” me anë të karroatrecit të tij.

Gjatë kontrollit të karroatrecit, Policia gjeti dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Karroatreci, së bashku me targat e dyshuara si të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për përcaktimin e qëllimit dhe përdorimit të mundshëm të automjetit që ishte objekt vjedhjeje, si dhe për lidhjet e mundshme të autorit me veprimtari të tjera të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË SHKODËR/ Flet i afërmi i të riut: S’ka pasur konflikte, erdhi nga Belgjika! Punoi në ndërtim edhe në Mal të Zi
Previous article U ARRATISËN NGA BURGU/ Policia greke angazhon ekipe të posaçme për kapjen e 2 shqiptarëve. Mediat: Qytetarët i kanë parë në Perëndim të Atikës

s.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT