• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO JU E DINIT? Ja cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
Home
Shëndet

PO JU E DINIT? Ja cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

26 December, 2024 s.autor Shëndet

Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë! Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj.

Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

E pasur me antioksidantë
Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.

Mbron zemrën dhe ul presionin e lartë të gjakut
Flavanolët dhe teobromina në kakao përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe ulin presionin e lartë të gjakut, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular.

Lufton kolesterolin
Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.

Përmirëson funksionin e trurit
Flavanolët në çokollatën e zezë rrisin qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru, duke mbështetur kujtesën dhe aftësitë mësimore.

Përmirëson humorin
Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

Mbron lëkurën
Antioksidantët në çokollatën e zezë mund të mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultraviolet, duke kontribuar në shëndetin e saj.

Redukton rrezikun e prekjes nga diabeti
Flavanolët e kakaos ndikojnë pozitivisht në menaxhimin e insulinës, duke ulur rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Rekomandohet të zgjidhni çokollatë me të paktën 70% kakao dhe konsumoni rreth 30 gramë në ditë për të përfituar nga vetitë e saj, pa dëmtuar dietën tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA: Sistemi rus kundërajror mund të ketë goditur avionin që u rrëzua në Kazakistan
Previous article TAKIM ME ANTARËT E PD-SË/ Berisha: Inteligjenca artificiale më zbuloi se për shpalljen time “non grata” ishin bërë

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT