I forti i Niklës Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai dhe po zhvillon një betejë të fortë me autoritetet atje me qëllim pengimin e ekstradimit, në një kohë që Shqipëria kërkon me cdo kusht ta sjellë në qelitë e paraburgimit. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Bami ishte arrestuar dhe më herët në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ishte liruar më pas, për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.
Papritmas ai u ndalua për të dytën herë në Dubai, teksa ishte me familjen në qytet. Prej më shumë se një muaji e gjysmë ai mbahet në paraburgim dhe ka nisur betejën ligjore. Përmes avokatëve, ai ka marrë dosjen e SPAK në të cilën rezulton njëherazi edhe si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, por edhe në shënjestër të grupeve kriminale.
Më datë 24 dhjetor është planifikuar të zhvillohet seanca e radhës ku edhe do të vendoset për fatin e të shumërkuarit.


